Promovim i Librit “Uta e maleve” nga Tefta Kelmendi dhe Katerina Nikollovska

Shkup, 29 shtator – Në parkun para Qendrës kulturore informative – Shkup sonte do të promovohet libri “Uta e maleve” nga Tefta Kelmendi dhe ilustratorja Katerina Nikollovska.

 

“Uta e maleve” është rrëfim për një vajzë të guximshme me ëndrra të mëdha për t’u ngjitur në majat më të larta në botë. Rrëfimi i Fluturës, e cila me sytë e saj magjik si dy yje e ndriçoi botën rreth saj. Me ndryshimin e stinëve të vitit, ajo vishte fustane në ngjyrat e asaj stine dhe çdoherë me buzëqeshje i përshëdneste bukuritë e pafund të natyrës. Emri i saj do të thoshte ‘flutur’, por gjyshi i saj i dashur e thërriste Uta dhe ajo e mbajti atë emër deri sot. Me të u bë e njohur në mbarë botën”, informojnë nga QKI.

Në maj të vitit 2017 Uta Ibrahimi u bë gruaja e parë shqiptare që u ngjit në Mont Everest, në 8.848 metra. Deri në vitin 2020 ajo u ngjit në pesë maja mbi 8.000 metra dhe qëllimi i saj është të vazhdojë të ngjitet në 14 majat e tjera mbi 8.000 metra dhe të përhapë energji pozitive për njerëzit e mbarë botës.

Librin do ta promovojnë Srebra Gjorgjijevska dhe Biljana Cërvenkovska, ndërsa Katerina Nikollovska si artiste figurative që do të vizatojë gjatë promovimit. 

Related posts

Nën shenjën e djallit: Tri datëlindje mes tetorit të letrave – Migjeni, Taçi dhe Agolli

D V

Rina Ramadani- këngëtarja që rëmben çmime në fesrivale

Redaksia

Mbahet paneli i PriFest

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More