Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Promovim i raportit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Linjave për Ndihmë të Fëmijëve

Shkup, 17 maj – Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Linjave për Ndihmë të Fëmijëve – 17 maj, rrjeti i organizatave Child Helpline International, sot do ta promovojë raportin “Zëra gjatë kohës së pandemisë Kovid-19 – ndikimi ndaj fëmijëve, të rinjve dhe linjat për ndihmë të fëmijëve përgjatë botës” në të cilin mori pjesë edhe SOS linja për fëmijë dhe të rinj e “Megjashi”.

Çdo vit 17 maji i kushtohet punës së SOS linjave për fëmijë përgjatë botës. SOS linjat siç është edhe SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj (070 390 632 dhe 02 2465 316) pranë Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi” kanë për qëllim që t’i ndihmojnë grupit më të ndjeshëm të popullsisë – fëmijëve, kështu që do të dëgjohen zërat e fëmijëve dhe të rinjve, ndërsa do të respektohen të drejtat e tyre, të cilat për fat të keq jo rrallë janë të lënë pas dore. Falë linjave për ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve, shumë fëmijë mund ta marrin ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

“Këtë vit rrjeti i organizatave Child Helpline International, ka paraparë shumë aktivitete të cilat do të promovohen gjatë javës, duke filluar prej sot e deri më 20 maj, ndërsa me qëllim që të ngritët vetëdija e fëmijëve dhe të rinjve për mundësinë për mbështetje gjatë pandemisë së Kovid-19 dhe të përqendrohet vëmendja e publikut drejtë vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen SOS linjat për fëmijë, në mesin e të cilave edhe e jona”, thonë nga “Megjashi”.

SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj pranë Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” (02 2 465 316 dhe 070 390 632) që nga formimi i tij në tetor të vitit 1993 deri më tani ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për më shumë se 21 mijë raste të regjistruara. SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj pranë “Megjashi” mundëson mbështetje/bisedë të/ fëmijëve kur iu nevojitet ajo, mbështetje për ndonjë të drejtë të shkelur të fëmijës, ndihmë gjatë përfaqësimit dhe lobimit, promovim i të drejtave të fëmijës dhe promovim të SOS telefonit si medium për ndihmë të fëmijëve.

SOS telefoni i “Megjashi” është pjesë e rrjetit global të SOS linjave nga e gjithë bota: Child Helpline International (CHI), organizatë ndërkombëtare e cila njëherësh është edhe partner strategjik në përforcimin e rolit të SOS linjave të fëmijëve në Evropë dhe botë. Më shumë informacione për CHI në këtë link: https://www.childhelplineinternational.org.

Postime të ngjashme

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

Një nga kompanitë më të mëdha botërore për patundshmëri Re/Maks fillon me punë në tregun e Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...