Promovim në mënyrë aktive në ndërtimin e zonave pilot

nga V.E.

Provinca Yunnan që ndodhet në Kinë Jugperëndimore do të hapet më tej ndaj vendeve pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë”.

Me kushte unike gjeografike, provinca do të promovojë në mënyrë aktive hapjen e nivelit të lartë ndaj botës do të ndërtojë zona pilot të tregtisë së lirë me cilësi të lartë, do të forcojë ndërtimin e kanaleve kryesore si logjistika e transporti, energjetika e informacioni digjital, dhe do t’i bëjë platformat e ndryshme të hapjes pika rritjeje për zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, do të zgjerohen shkëmbimet dhe bashkëpunimi me vendet fqinje në fushën e ekonomisë, shkencës e teknologjisë, talenteve, mjekësisë, kulturës etj., për të arritur më shumë rezultate në ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”

Provinca njëkohësisht do të kushtojë edhe më shumë vëmendje, duke hapur terrene të reja për zhvillim në fusha si industria e luleve, risitë teknologjike, mbrojtja e trashëgimive kulturore, ruajtja e restaurimi i sistemit ekologjik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More