Promovime projektesh para zgjedhjeve, Salihi: Po keqpërdoren nga funksionarët publikë

Shkup, 5 shtator – Ministrat, drejtorët e krerët aktualë tëv komunave, pas shpalljes zyrtare së zgjedhjeve lokale, shtuan aktivitetet promovuese për projekte, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, që qartëson se që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndalohet: fillimi i ndërtimit me fonde nga buxheti, fonde publike, fonde të ndërmarrjeve publike etj për objekte infrastrukturore e shoqërore, përveç nëse më parë për këtë janë parashikuar fonde nga buxheti.

 

Nga sektori civil thonë se kjo dukuri shpeshtohet para çdo cikli zgjedhor e funksionarët shfrytëzojnë pikërisht këtë hapësirë ligjore për të ndarë fonde para shpalljes së zgjedhjeve, e për t’i lënë promovimet e projekteve, sa më pranë ditës së zgjedhjeve.

“Shohim se në masë të madhe disa funksionarë të partive të ndryshme I keqpërdorin këto, edhe pse e dime se në Kodin Zgjedhor 20 ditë pëpara fillimit të kampanjës nuk duhet të ketë edhe promovime të këtyre projekteve. Por siç duket disa nga to e keqpërdorin një nen, I cili thotë se nuk duhet të promovohen projekte, përveç se projektet të cilat janë aprovuar në buxhetin paraprak.”, tha Enver Salihi, OJQ justice.

Salihi: Duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në ligj

Salihi, thotë për TVM2, se për të parandaluar në të ardhmen keqpërdorimet e tilla, nevojitet ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalim të Korrupsionit.

“Duhet të bëhet një ndryshim i Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe të ndalohet çfarëdo lloj promovimi që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve apo çfarëdo lloj punësimi, të cilët madje i shohim kohës së fundit në masë të madhe, që reklamohen edhe publikohen nga disa individë. Komisioni për parandalimin e korrupsionit duhet të jetë më agjil dhe të veprojë.”, tha Salihi.

Nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit, nga ana tjetër tashmë disa herë janë sqaruar se nuk kanë kompetenca të mjaftueshme për të dhënë mendim lidhur më këto çështje.

Related posts

Shilegov në takim me banorët e GaziBabës: LSDM ka përqindjen më të lartë të realizimeve

Redaksia

Takim i Shilegovit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj

D V

Ribalanci i Buxhetit në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com