Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Promovimi i çështjes kombëtare në gazetën “Opinga” në Paris

Mërgata shqiptare në Francë, mjaft aktive në promovimin e çështjes shqiptare, u përfaqësua nga figura të rëndësishme kombëtare të cilët lobuan për të drejtën e ekzistencës së kombit dhe shtetit shqiptar, përmes formave të ndryshme të lobimit, përfshirë publicistikën. Një organ i tillë ishte dhe gazeta e përmuajshme “Opinga”, e cila u botua në Paris në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, nga publicisti Nikolla Lako, transmeton lexo.com.al.

Gazeta e cila u publikua së pari në dhjetor të vitit 1919 dhe më pas me më pak botime në vitin 1920, kishte karakter politik dhe letrar, ndërsa synonte informimin e publikut perëndimor lidhur me të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe për të krijuar një shtet me kufij që përfshin të gjithë shqiptarët. Nikolla Lako u përpoq ta riforconte zërin e gazetës në fillim të viteve 1920 duke i dhënë asaj një tematikë më të përgjithshme, përfshirë tema kulturore dhe informative.

Postime të ngjashme

Smithsonian rihap tetë nga muzetë e famshëm

S.B.

Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare

S.B.

Jean-Michel Basquiat artisti i parë me dy vepra në ankand

S.B.

Rikthehet muzika në La Scala

S.B.

Albert Z. Zholi: “Melodia e jetës” vëllimi me drithërime poetike i Lumnie Hotit

S.B.

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” do të shfaqet në rrjete kinemash në tri kontinente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...