Shkup, 11 qershor – Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi sot do të promovojë publikimin “Modulet për edukimin paqësor në arsimin e mesëm”.
Nga Megjashi informojnë se modulet për arsim paqësor janë rezultat i punës shumëvjeçare të organizatës, para dhe në kuadër të programit të arsimit paqësor, si pjesë e përkushtimit për ndërtimin paqësor dhe jo dhunës, si dhe promovimin e procesit të mësimit paqësor.
“Angazhimi ynë është që materiali me modulet e ofruara të paraqesin një hap përpara drejt realizimit dhe edukimit paqësor në planet arsimore dhe programet apo jetën dhe punën në shkolla”, thonë nga Megjashi.