Promovohet doracaku për skrining dhe diagnostikë të çrregullimeve mentale tek gratë në periudhën perinatale

nga Xh M

Shkup, 17 maj – Si pjesë e Javës së shëndetit të grave, sot në Shkup u promovua doracaku për skrining dhe diagnostikë të çrregullimeve të shëndetit mental në periudhën para-konceptuale dhe perinatale, dedikuar për profesionistët shëndetësorë, pacientët dhe familjet e tyre.

Doracaku përmban pyetësorë të rekomanduar që gratë mund t’i plotësojnë gjatë pritjes në dhomat e pritjes, në mënyrë që të njohin gjendjet ankth-depresive në kohën e duhur. Ai është dizajnuar për të ndihmuar në identifikimin e hershëm të vështirësive mentale që shpesh mbeten pa u vënë re dhe për këtë arsye nuk trajtohen.

Sipas autores së doracakut Dr. Slavica Arsova, drejtoreshë e Klinikës Universitare për Psikiatri – Shkup, gjendjen e patrajtuara mund të thellohen.

“Zyrtarisht, shifrat janë rreth 15 për qind, por nëse shtojmë edhe 15 për qind të rasteve të pazbuluara, arrijmë në 30 për qind të grave që po përjetojnë vështirësi ankth-depresive në këtë periudhë”, tha Arsova.

Ajo theksoi se kushtet e patrajtuara mund të thellohen dhe të çojnë në pasoja të rënda për nënën, fëmijën dhe të gjithë familjen.

“Nëse nëna nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijën, nuk mund të vendoset relacion i shëndetshëm nënë-fëmijë. Kjo mbart rrezikun e vështirësive emocionale dhe kognitive tek fëmija, e madje edhe zhvillimin e gjendjeve depresive në periudhën e mëvonshme”, shtoi Arsova.

Lidhur me arsyet pse këto gjendje nuk zbulohen me kohë, ajo u shpreh se në pjesën më të madhe është edhe për shkak të minimizimit të rëndësisë së tyre.

“Arsyeja e zbulimit të parakohshëm është mungesa e njohjes nga nënat e ardhshme, ato nuk janë të informuara dhe edukuara sa duhet për atë që po u ndodh. Mosnjohja nga mjedisi, ndonjëherë dënimi, domethënë, nuk ju lejohet të jeni në depresion gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes duhet të jeni të gëzuar dhe të lumtur, dhe për këtë arsye një numër i madh i grave nuk guxojnë të kërkojnë ndihmë dhe, shumë e rëndësishme, mosnjohje nga profesionistët shëndetësorë të cilët nuk e njohin ose minimizojnë rëndësinë e vështirësive mentale që kanë gratë gjatë kësaj periudhe”, tha drejtoresha e Klinikës Universitare për Psikiatri – Shkup, Sllavica Arsova.

Promovimi i doracakut u mbajt në kuadër të simpoziumit dhe konferencës për media të organizuar nga Shoqata Maqedonase e Gjinekologëve dhe Obstetërve (MAGO), si pjesë e festimit të Javës së shëndetit të gruas, që sivjet mbahet nën moton “Duaje veten. Duaje shëndetin tënd!” nga 12 deri më 19 maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More