Ekonomi Maqedoni

Promovohet projekti “Promovimi i Turizmit të Çarshisë në Komunën e Çairit”

Zhurnal Ads

Në prani të Ambasadorit të Bashkimit Evropian, z.Gir, zv.kryeministrit z. Bytyqi, mistrit të ekonomisë z. Bekteshi, drejtorit të drejtorisë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, z.Kostov, promovuam projektin “Promovimi i Turizmit të Çarshisë në Komunën e Çairit”. Projekt i cili kontribuon kryesisht në zhvillimin socio-ekonomik, rritjen e aktivitetit të punëtorëve dhe të turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Aktivitetet kryesore që ka përfshirë projekti në fjalë janë:


➡️Restaurimi i kalldrëmës në rr. Bitpazarska me rreth 1200m2,
➡️Ruajtja dhe restaurimi i vitrinave frontale të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër, të diku 39 dyqaneve
➡️Instalimi i softverit GIS për hyrje cloud dhe punimi i një veb aplikacioni për promovimin dixhital të turizmit në Çarshinë e Vjetër si dhe
➡️Instalimi i sinjalizimit turistik rrugor

Përmes këtij projekti jemi munduar të rregullojmë pa dëmtuar dhe cënuar asnjë pikë nga ajo që rreflekton Çarshija e Vjetër, në aspektin trashëgimor, kulturor e turistik sepse vetëm e plotë me këto elemente ajo ruan vlerën e pasurisë trashëgimore që ka bartur gjithmonë.

Për fund vetëm dua të shprehë falenderimin tim të veçantë për Bashkimin Evropian, Bankën Botërore, Qeverinë e RMV-së, që mundësuan realizimin e këtij projekti, kaq me vlerë!👏👏🤝
Faleminderit dhe mirënjohje nga zemra, njëherit shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë edhe më tutje, sepse gjithmonë paraqet kënaqësi të veçantë të krijohen bashkëpunime të tilla që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve.

Postime të ngjashme

Parlamenti këtë javë do të vendosë për masat e reja për mbrojtje nga Covid-19

XH,I

Qeveria premton shpenzime minimale për themelim të kompanisë

Z H

Shekerinska pas deklaratës së Karakaçanov: Kjo nuk është mënyrë e komunikimit midis dy anëtareve të NATO-s

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...