Agjencia Zhurnal.mk

Promovohet romani “Dështimi” nga Naxhi Ndoci

Shkup, 3 korrik – Ka promovuar ramanin më të ri të titulluar ‘Dështimi’ duke u bërë kështu pjesë e veprave të shumta që autori Naxhi Ndoci ka botuar për lexuesin shqiptarë por edhe duke mos u ndalur të realizojë punime edhe në këtë kohë.

Në mesin e të pranishmëve ai ka folur mbi këtë projekt të cilin e ka botuar së fundi si dhe përmbajtjen e tij duke bërë kështu që lexuesi të mësojë edhe më shumë dhe të pasurojë literaturën përmes këtij botimi të romanit ‘Dështimi’.

Naxhi Ndoci është autor i veprës monografike “Shikime nga skena”, kushtuar veprimtarisë skenike të Dramës shqipe të Shkupit, si dhe i romanit “Ajo qeshi vetëm një verë” dhe veprave dramaturgjike: “Ndërmjet dy fatkeqësive”, “Perandori tha”, “Në krye të urës”, “Dielli lind edhe për ne”, “Konstantini i madh”, “Mbreti Longari”.

Veprimtarinë e vet letrare e vazhdon aktivisht edhe pas pensionimit. Para se të botojë romanin e fundit ‘Dështimi’ ai botoi edhe veprën e romanit “Rrënjët”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!