Maqedoni

Promovohet “Zbukurimi i Çarshisë së Vjetër”, Çashia e Shkupit fiton pamje të re

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nentor – Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, përmes projektit “Zbukurimi i Çarshisë së Vjetër”, çarshia ka fituar një pamje të re dhe pa iu dëmtuar autenticiteti i saj. Kreu i Çairit, Visar Ganiu theksoi se me finalizimin e këtij projekt do ti kontribuohet zhvillimit socio-ekonomik, rritjes së aktivitetit të punëtorëve dhe të turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.  

“Aktivitetet kryesore që ka përfshirë projekti në fjalë janë: Restaurimi i kalldrëmës në rr. Bitpazarska me rreth 1200m2, Ruajtja dhe restaurimi i vitrinave frontale të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër, të diku 39 dyqaneve, Instalimi i softverit GIS për hyrje cloud dhe punimi i një veb aplikacioni për promovimin dixhital të turizmit në Çarshinë e Vjetër si dhe Instalimi i sinjalizimit turistik rrugor.”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çariti  

Nga ekzeutivi u shprehën se edhe përkundër krizës me virusin korona, shteti investon në ripërtëritjen dhe zbukurimin e imazhit jo vetëm të Çarshisë së vjetër të Shkupit, por edhe të çarshive në qytetet tjera.  

“Ne jemi të vetidjshëm se kjo është një periudh krize e përohshme e shkaktuar nga virusi Covid19 dhe situate e tilëë nuk duhet të na pengoj të vendosim qëllime dhe masa zhvillimore përkundrazi prëgatitja e mire e bërë në këtë periduhd të jetë bazë e mire për fillim të mbarë pas krizës.”, tha Fatmir Bytiqi, zy kryeministër për Çështje Ekonomike.  

“Ne si qeveri duke marrë parasysh edhe programet të cilat I implemeton BE në bashkëpunim edhe me Komunat edhe me sektorin privat por edhe me implementim të Bankës botërore me siguri kemi ndihmuar edhe Komunën e Çairti edhe komunën Qendër në unifkimin e vitrinave të dyqaneve në kuadër të Çarshisë së vjetër të Shkupit.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.  

Për ambasadorin e BE, Gir, Çashia e vjetër nuk është vetëm një nga vendet më të rëndësishme historike, por edhe një nga çashitë më të vjetra osmane të ruajtura në rajon.  

“Përkrhaja që I jep BE për Çashrinë ka për qëllim ruajtjen e atmospheres unikale dhe bukurinë arkitentonike të këtij lokacioni si për vizitorët vendas por edhe atyre të huajve.”, tha David Gir, ambasadori i BE-së.  

Realizimi I këtij projekti u financua dhe mbështet nga Bashkimin Evropian, Banka Botërore, dhe Qeveria e RMV-së.

Postime të ngjashme

Policia finansiare me padi penale për 20 persona dhe 15 subjekte juridike

Z H

Laboratoria për virusologji në Shkup u vlerësua ndërkombëtarisht me sukses maksimal

Z H

Çdo e teta vdekje në Evropë është e lidhur me ndotjen, edhe Maqedonia e Veriut në listë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...