Andis Daja, pronari i restorantit në Velipojë ku u vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.
Ai për Top Channel tregon se investimin e ka kryer me mundin e 10 viteve që ka punuar në Gjermani, dhe se nuk i ka borxh askujt.
“Mbrëmë nga ora 3:00 e natës më ka marrë vëllai në telefon. Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike.