Kronika Shqipëri

Pronari i lokalit plagos klientin pas sherrit, policia parandalon tragjedinë e mundshme në Kamëz

Zhurnal Ads

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Kamëz, pasi u qëllua nga pronari i një lokali.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në orën 02:20, në Kodër Kamzë, ku klienti dhe pronari i lokalit u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Ky i fundit nxjerrë armën duke e qëlluar klientin në dorë, e më pas ka qëlluar sërish me qëllimin për ta vrarë. Ngjarja e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi, u parandalua nga ndërhyrja e policisë.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar pronari i lokalit.

Njoftimi i plotë:

Kamzë, Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, që mund të përfundonte në vrasje.

Plagosi me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë, falë ndërhyrjes në kohë, Policia i bllokoi armën pronarit të lokalit duke parandaluar vrasjen e klientit.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka  plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Postime të ngjashme

Arrestohet shtetasi turk, kishte falsifikuar dokumentin

S.B.

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

admin

Për herë të parë votim online/ Anëtarët e LSI-së zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumet drejtuese

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...