Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Propozim-ligji për GA-MA! Ekspertët: Pse qeveria do që Makpetrol-it t’i paguajë plus 13 milion euro

Shkup, 27 dhjetor – Zgjidhja e kontestit që zgjat me dekada është përgatitur, por e njëjta ka ngecur në labirintet parlamentare. Marrëveshja mes shtetit dhe Makpetrol-it pas një viti arriti para deputetëve, por nuk mund të bëhet realitet. Atmosfera në shtëpinë ligjvënëse këto ditë ka arritur para pikës së eskalimit, pasi që deputetët e opozitës janë kundër propozim-ligjit. Për ta vendimi do të jetë skandaloz për shkak se, siç thonë, shteti është i gatshëm të paguaj shumë që të marrë tërësisht menaxhimin me sistemin e gazsjellësit.

“Shmangja e instancave gjyqësore dhe intervenimi në Kuvend është provë se Zaev është i vetëdijshëm për krimin që e bënë por nuk i intereson as për popullin e as për paratë e popullit. I rëndësishëm është vetëm interesi i tij”, deklaroi Dafina Stojanovska – deputete e VMRO-DPMNE-sw.

Me propozim ligjin parashihet që të gjithë kontestet e tanishme gjyqësore të mbyllen, me qëllim që qetë të tejkalohen dallimet jashtë rrugës gjyqësore. Me këtë do të mundësohet realizim i papengueshëm i gazsjellësit dhe gazifikimit të vendit si projekt kapital. Në opinion imponohet pyetja – Pse shuma e cila para disa viteve u dakordua, prej 20 milion eurove, tani është rritur për 10 apo 13 milion euro? Ekspertët skeptik rreth procesit. Disa prej tyre dyshojnë se në rastin GA-MA fshihen shumë kontroversa.

“Për katër vjet është rritur për 50%, duhet të ketë ndonjë shpjegim. Cilat janë ato investime shtesë kapitale. Nuk ka inflacion të tillë me të cilin do të rritej çmimi i atij objekti, pse nuk është nënshkruar para 3-4 vjetëve. Mund të merret parasysh se objekti amortizohet  dhe i ulet vlera. Dhe tani përnjëherë kemi vlerë të rritur. Në çdo mënyrë kërkohet të zgjidhet në Kuvend dhe menjëherë paraqiten dyshime se çfarë ka pas një sforcimi të tillë në Kuvend?”, tha Dimitrov.

Ligji është kundër Kushtetutës tha Dimitrov, duke theksuar se në të gjithë kjo situatë ka shumë papastërti  dhe siç i quan Dimitrov, “lojëra oborri”. Përse Qeveria përnjëherë u pajtua që Makpetrolit t’i paguajë 13 milionë euro shtesë, pyet Dimitrov dhe pse, siç thotë, “gacën e nxehtë” do që ta vendosë para deputetëve?

“Ajo shumë paraprake parash, e di se ka qenë në bazë të revizorëve financiare të cilët kanë marrë dokumente, kanë bërë analiza…Dhe ka dalë një shumë  për të cilën një trup i pavarur ka bërë vlerësim se ajo shumë është aq dhe se 50% i takojnë shtetit ndërsa 50% Makpetrolit. Atëherë duhej që gjykata të caktojë por të dyja palët janë marrë vesh, kjo të realizohet  jetë jashtë procesit gjyqësor. Dhe përnjëherë, jashtë procesit gjyqësor mund të shtosh çfarë të duash, por nëse e tejkalosh shumën normale, atëherë pason përgjegjësi ligjore”, shtoi Dimitrov.  

Ai nuk ka dilema se gazsjellësi duhet të kalojë në pronësi të shtetit, por këshillon se rasti duhet të ketë epilog gjyqësor. Sipas tij asnjëherë nuk duhet të shitet ajo që është trashëguar. Njohësit e çështjes vërejnë se Makpetrolit i shkon në favor që problemi të mos ketë epilog për shkak se në këtë mënyrë përfiton. Nga ana tjetër shtojnë se kontesti i pazgjidhur me dekada i ka shkaktuar humbje edhe shtetit.

Blerja e aksioneve në SHA “GA-MA” nga ana e shtetit, ishte arsye që edhe shteti t’i shkurtojë projektet kapitale me rebalancin në shtator dhe një pjesë e mjeteve t’i riorientojë për këtë nevojë.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...