Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë sot në Komisionin për Çështje Evropiane

Zhurnal Ads

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën, ku shqyrtohet Propozim ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, me procedurë të shkurtuar.

Kjo pikë është në rend të ditës edhe në seancën e Komisionit ligjdhënës-juridik të Kuvendit.

Partitë opozitare Alternativa/Aleanca për Shqiptarët dhe OBRM-PDUKM dje kumtuan se kanë dorëzuar rreth 40 amandamente të Ligjit për regjistrim.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që ky ligj të gjendet para deputetëve në seancë plenare më 18 janar.

Komisioni për çështje evropaine sot duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për Agjencinë për zbulim, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë; Propozim-ligjin për vendosje për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë në lexim të dytë; Propozim ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale në lexim të parë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

ASH: Zyrtarët e BDI-së s’kanë përgjegjësi morale

Z H

Zaev i përgjigjet Taravarit për Qeverinë e zgjeruar

admin

Zaev- Der Leyen: Maqedonia e Veriut është e përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

E.E.

Një pjesë e personave që kanë qëndruar në shtëpi për shkak pandemisë, nga sot kthehen në punë

E.E.

LSDM: As takim liderësh, as Qeveri të përkohshme

T E

Nikollovski: E papërgjegjshme të flasësh për masa gjatë ditës dhe të protestosh në mbrëmje

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...