Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Propozim-ligji për shtetësi, Aziri: Presim harmonizimin e qëndrimeve

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Takimi midis kryeministrit, Zoran Zaev, dhe krerëve të opozitës shqiptare për zhbllokimin e kuvendit pritet të realizohet në fillim të javës që vjen. Ndërkohë, nga ASH-Alternativa këmbëngulin në arritjen e një marrëveshje me pushtetin lidhur me propozim-ligjin për shtetësi.

Elmi Aziri nga ky koalicion tha se nuk do të ketë zhbllokim të kuvendit derisa nuk do të ketë gatishmëri nga institucionet që t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

“Jemi në pritje faktikisht edhe të takimit që të ndodhë këtë javë që ti shohim pozicionet dhe argumentet e reja të tyre ndërsa ne edhe atë ditë edhe kur do të ndodhë takim jemi të argumentuar me të gjitha propozimet që i kemi në propozim ligjin për ndryshimin, pra ne jemi të gatshëm për debat, jemi të gatshëm që t’i dëgjojmë argumentet. Vazhdojmë me bllokimin e parlamentit derisa nuk shohim gatishmëri nga institucionet që tu përgjigjen nevojave të qytetarëve.”,- deklaroi Elmi Aziri nga ASH-AAA.

Ndryshe për shkak të mos procedimit të propozim-Ligjit për Shtetësi, ASh-AAA ka dorëzuar mijëra amendamente dhe kanë bllokuar disa ligje, përfshi edhe pakon e pestë të masave ekonomike.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...