Propozim-ligji për shtetësi shkon në Kuvend me flamur evropian

Shkup, 13 korrik – Qeveria në seancën e sotme të 87-të në propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e përcaktoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe  plotësim të Ligjit për shtetësi, në të cilin janë vendosur dispozita nga rregullativa e BE-së dhe për këto arsye në Kuvend do të dorëzohet me flamur evropian.

 

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, qëllimi kryesor i këtij Propozim-ligji është rirregullimi i disa çështjeve të cilat në implementimin e deritanishëm të Ligjit  për shtetësi u imponuan si reale, për të cilat shteti duhet të gjejë zgjidhje ligjore ku në regjistrimin e ardhshëm si operacion statistikor  më masiv, më i madh dhe më i shtrenjtë i statistikës zyrtare, sipas njësive të cilat përfshihen, në mënyrë reale do të shfaqet numri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në shtet.

Në seancën e sotme Qeveria i përcaktoi edhe tekstet e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë dhe të propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme.

“Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë kryhet rishikim i dispozitave konkrete të ligjit për policinë, në drejtim të veprimit sipas rekomandimeve për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për evaulim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë në temë “parandalim i korrupsionit dhe promovim i integritetit te pushteti qendror ( funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatim të ligjit. Rekomandimet nga Raporti i GREKO-s janë drejtuar ndaj përforcimit të mundësive të vendit për luftë kundër  korrupsionit, veçanërisht lidhur me transparencën, integritetin dhe përgjegjësinë  të të punësuarve në sektorin publik dhe institucione. Në këtë drejtim është rekomandimi   i cili ka të bëjë në dispozitat e Ligjit për policinë për vendosjen e kritereve objektive dhe profesionale për për emërimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, të cilat përgjigjen në nevojat e një pozicioni të tillë”, shtohet në kumtesë.

Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë rregullohen edhe evidenca konkrete që i udhëheq Policia, ndërsa kanë të bëjnë në gjurmët e linjave papilare; profileve ADN dhe fotografi të personave me afate për ruajtjen e tyre.

“Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme kryhet rishikim i dispozitave konkrete nga Ligji për punë të brendshme, të cilat gjithashtu dalin nga Raporti i GREKO-s për evaulim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë në temë “Parandalim të korrupsionit dhe promovim të integritetit te pushteti qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatim të ligjit”, të cilat kanë të bëjnë në pavarësinë operative të policisë, në vendosjen e Testit për integritet për persona të cilët punësohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  si dhe kontroll të vazhdueshëm të integritetit të punonjësve në Ministri në mënyrë neutrale politike, dhe kryhet specifikim i dispozitave për krijim të marrëdhënies së punës  në Ministrinë e Punëve të Brendshme pa shpallje publike gjegjësisht ndërmarrje të punëtorëve nga organe të tjera shtetërore në pajtim me kritere konkrete,  vendosje të detyrimit për punonjësit për raportim  të pasurisë dhe interesave, si dhe rishikim të procedurave disiplinore në Ministri”, informon pres shërbimi qeveritar. 

Related posts

Refuzim që të regjistrohen, deri tani nuk është dënuar asnjë qytetarë

N E

Vaksinimi pa termin të caktuar filloi para kohe në Maqedoni

D V

Deputetët debatojnë për zvogëlimin e TVSH-së për rrymën

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More