Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Propozim për interpelancë të zëvendëskryeministrit Dimitrov para deputetëve

Shkup, 1 shkurt – Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 30-të në rend dite të së cilës janë 50 propozim-ligje për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve ekzistuese, si dhe interpelanca për punën e zëvendëskryetarit të Qeverisë të angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, të parashtruar nga opozita.

Kjo seancë fillimisht ishte caktuar për më 18 janar, por atëherë nuk u përcaktua as rendi i ditës për shkas se pushteti nuk kishte kuorum për votim, sepse një deputet i shumicës parlamentare ishte pozitiv ndaj virusit korona, ndërsa njëri ishte testuar dhe për të priteshin rezultatet.

Opozita atëherë nuk merrte pjesë në seancë, ndërsa shumica në pushtet sjelljen e tillë e vlerësoi si joshtetërore, veçanërisht, siç thanë,  që në këtë seancë, mes tjerash, janë ndryshimet e Ligjit për barna, lidhur me vaksinimin kundër Kovid-19.

Në këtë reagoi koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski i cili theksoi se mungesa  e  opozitës në seancë është rezultat i, siç tha, sjelljes jodemokratike të shumicës në Parlament. Përderisa nuk e ndryshoni mënyrën dhe sjelljen me opozitën, përderisa zgjidhjet ligjore nuk vendosen në komisionet amë ku duhet dhe përderisa shmangni debat demokratik, theksoi Micevski, do të hasni në rezistencë në pajtim me mjetet që i kemi në dispozicion.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas diskutimeve të Micevskit dhe Mitrevskit e ndërpreu seancën dhie shpjeguar se nuk ka mundësi të procedurës për punë. Lidhur me mungesën e opozitës Xhaferi tha se kjo që deputetët refuzojnë të hyjnë në seancë, edhe pse janë nënshkruar, është e drejtë e tyre legjitime. Për këtë, tha Xhaferi, formalisht nuk janë përgjegjës para meje por përgjigjen para juve  qytetarëve. Vendimin e fundit për këtë, potencoi kryetari i Kuvendit, do ta keni ju.

Midis propozim-ligjeve në trend dite të kësaj seance janë edhe ato për ndryshim të ligjeve për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për mbrojtje nga ngacmimi në vendin e punës dhe për keqpërdorim të gjuhë së shenjave, si dhe të ligjeve për praktikë dhe vullnetarizëm, të gjitha me procedurë të shkurtuar. (Zhurnal.mk)

Deputetët me procedurë të shkurtuar  do të debatojnë edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim të detyrueshëm pensional me financim kapital, të Ligjit për sigurim pensional vullnetar me financim kapital, të Ligjit për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale me financim kapital të sigurimit pensional, të Ligjit për punësim të personave invalidorë dhe të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe të Propozim të ligjit për shlyerjen e interesave dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe më shumë ndryshime ligjore nga fusha e shëndetit publik, tregtisë, financave, kulturës dhe shkencës, si dhe propozimet e ligjeve për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedis të jetesës dhe të Ligjit për mjedis të jetesës.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për ndryshimet e Ligjit për materie shpërthyese, të Ligjit për parandalim të dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, Ligjit për të huajt. Ligjit për   ruajtjen dhe mbrojtjen e lëngjet dhe gazrat dhe të Ligjit për policinë.

Me flamurin evropian në rend dite të kësaj seance janë vendosur Propozim-ligjit për zhvillim, prodhim dhe qarkullim të mallrave ushtarake, Propozimi-ligji për lobim dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësim të Ligjit për cilësi të ajrit ambiental, të gjitha në lexim të parë

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...