Propozimi për guvernator të Bankës popullore sot në Kuvend

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 19 maj – Presidentja e vendit, sot në Kuvend duhet të parashtrojë propozim për guvernator të ri të Bankës popullore, për të cilin, sipas paralajmërimeve, do të vendoset nesër në mbledhje plenare.

Mandati pesëvjeçar i guvernatores aktuale, Anita Angellovska Bezhoska e cila e mori funksionin më 22 maj të vitit 2018, skadon më 21 maj.

“Ka disa kandidatë dhe më me rëndësi është të mos vijë deri te moszgjehdja e kandidatit”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova javën e kalaur, duke paralajmëruar se sot do ta parashtrojë propozim kandidatin për pasardhës të Angellovska-Bezhoskës.

Kryeministri Hristian Mickoski paraprakisht deklaroi se për pozitën e guvernatorit në lojë janë kandidatë me përvojë të jashtëzakonshme për të cilët është e bindur se do ta mirëmbajnë stabiliteitn makroekonomik.

Një nga kushtet për mbështetje të kandidatit nga VMRO-DPMNE dhe Qeveria, sipas Mickoskit, është mbrojtja strikte e kursit fiks të denarit.

“Tashmë patëm bisedime me presidenten të hënën për këtë temë, pres t’i vazhdojmë, deri në fund të javës do të jetë i qartë pozicioni. Pres të hënën të informohet Kuvendi, më datën 20 të ketë mbledhje, bisedova me kryetarin e Kuvendit për plotësim të rendit të ditës më 20 maj, kështu që afati do të respektohet”, tha Mickoski javën e kalaur në pyetje të gazetarëve.

Funksionin guvernator i Bankës qendrore para Angellovska-Bezhoskës e kreu Dimitar Bogov (2011-2018), ndërsa para tij ishte Petar Goshev (2004-2011), Ljube Tërpeski (1997-2004) dhe Borko Stanoevski (1986-1997).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More