Propozimi për shkarkimin e Kocevskit ende nuk ka arritur në Këshillin e prokurorëve publikë

nga D V

Shkup, 28 shkurt – Propozimi për shkarkimin e prokurorit republikan Lupço Kocevski ende nuk ka arritur në  Këshillin e prokurorëve publikë, informoi kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska.

Në deklaratë për media pas seancës së sotme ajo nuk dha përgjigje për procedurat e mundshme pas marrjes së propozimit.

“Fillimisht ta marrim propozimin, t’i shohim konstatimet, që janë theksuar në të njejtin, pastaj do të prononcohemi. Ashtu siç është shënuar në lgij do të veprojmë, konform kompetencave ligjore të këshillit. Para se të arrijë propozimi nuk mund t’ju jap përgjigje për këtë çështje”, tha ajo.

Në seancën e mbajtur më 25 shkurt, Qeveria ka miratuar propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski. Propozimi duhet t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili ka 15 ditë për të dhënë mendim. Nëse dështon, afati zgjatet edhe për 15 ditë të tjera. Nëse ende nuk ka mendim, konsiderohet se Këshilli nuk e mbështet propozimin. Më pas Qeveria ia paraqet propozimin Parlamentit për një vendim përfundimtar.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e vjetërsisë së anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve publikë, të cilët zgjidhen nga radhët e prokurorëve publikë, i cili ishte rezultat i iniciativës së paraqitur nga prokurorja Lençe Ristoska, e cila e kundërshtoi nenin 4, paragrafin 7 të Rregullores për punë të Këshillit, ndërsa sipas dispozitave të kongtestuar, mandati i këtyre anëtarëve vlerësohet si pozitiv stazhi prokuroro-publik. Në rastet e parashikuara në nenin 35-a të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë, kryetari i PPPRM tha se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Bëhte fjalë për nismë për një nen të rregullores që është në fuqi ligjore, është miratuar në vitin 2020. Neve na është dorëzuar iniciativa dhe kemi dhënë përgjigje. Do të shohim se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese dhe do ta respektojmë vendimin. Në përgjigje thuhet se çfarë menduam se duhet të sqarojmë në atë moment, që është se rregullat e punës janë ligjërisht obligative, ato janë hartuar me praninë e ekspertëve ndërkombëtarë, prokurorëve publikë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More