Agjencia Zhurnal.mk

Propozohen lehtësime për stafin mjekësor të moshuar dhe inkuadrim të vullnetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur takim me drejtues të institucioneve shëndetësor dhe përfaqësues të organizatave të komunitetit mjekësor.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u diskutua për situatën në terren pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana e Qeverisë së Kosovës, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas komunikatës, në takim u dhanë disa rekomandime nga ana e profesionistëve shëndetësorë, të cilat më pas u klasifikuan se si duhet proceduar në situatë emergjente në mënyrë që të institucionet të jenë më efikase në zbatim të Planit të Veprimit.

Njoftohet se gjatë këtij takimi është propozuar që të ketë lehtësime për stafin mjekësor më të moshuar dhe të inkuadrohen vullnetarët.

“Në këtë takim është propozuar që të këtë lehtësime për stafin mjekësor më të moshuar, të inkuadrohen vullnetarët që kanë shprehur gatishmërinë, organizimi i ekipeve mobile për vizita të qytetarëve që kanë shenja të dyshimit në COVID-19, furnizimi me materiale mbrojtëse i zonave ku janë ndaluar hyrje-daljet, etj. Me qëllim të koordinimit në këtë takim u diskutua edhe për hierarkinë e strukturave vendimmarrëse si dhe riorganizimin dhe sistematizimin e punonjësve shëndetësor në përputhje me situatën e krijuar dhe nevojat emergjente”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më pas njoftohet se do t’i adresohen Komisionit të Veçantë të udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.​

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...