Agjencia Zhurnal.mk

Propozohet që titulli në Serie A të vendoset në një takim direkt Juventus – Lazio

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, deklaroi se skuadrat e futbollit mund t’u kthehen stërvitjeve më 18 maj, por gjithsesi mbeten dyshimet për datën e rinisjes së kampionatit.

Por çfarë do të ndodhte nëse përfundimisht do të merrej vendimi për të mos u kthyer më në fushë?

Ja se çfarë thotë presidenti i Lazios, Claudio Lotito:

“Rrezikohet të hidhet në erë i gjithë sistemi. Disa shoqëri po përgatitin një dokument të përbashkët, për të treguar se cilat janë rreziqet.”

Numri 1 i klubit bardhekaltër kërkon me çdo kusht që titulli i Serisë A të vendoset në fushë.

“Nëse nuk luajmë më, skuadra ime gjithsesi do të luajë në Champions dhe unë do të kurseja katër muaj paga. Do të më leverdiste që të mos luanim, por unë arsyetoj për sistemin. Të tjerët jo. Më etiketojnë Lotito virologu, shkencëtari, por tel Lazio kam ndërtuar një strukturë të shkëlqyer. I kam tamponët dhe testet serologjike…

Lotito është kundër idesë së play off-it, sepse “sot jam vetëm një pikë larg Juventusit, dhe vetëm për shkak të Juve-Inter…, e keni parë. Ndeshjen e fazës së parë ndakj Juves e fitova 3-1 edhe në Superkupë triumfuam 3-1 dhe duhet të luajmë ndeshjen e kthimit. Për të ruajtur barazinë, mendoni se një skuadër si Interi që ka 8 pikë më pak dhe Atalanta me 14 pikë më duhet të përfshihen në play off?”

Për këtë arsye, Lotito është pro “një finaleje për titullin me bardhezinjtë. Do ta pranoja, por nuk e kam ngritur si çështje. Por rinisja pjesërisht e sezonit na penalizon. Ne kemi bërë një zgjedhje, pasi e dinim që nuk mundtë luanim në tre fronte. Sakrifikuam Europa League-n e kështu do të luanim një herë në jave e të tjerët dy herë në javë. Nëse do të rinisim, do të luajmë të gjithë dy herë në javë, pra do ta humbim epërsinë që kishim me kalendarin. Por unë arsyetoj në interes të 20 klubeve, por disa persona janë me idenë se duhet të bllokohet edhe rënia nga kategoria, ndonëse do të gjendeshim në një kampionat me 22 skuadra.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...