Protesta, Berisha: Qeveri teknike, kemi ezauruar 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile

nga D V

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka shprehur mirënjohjen më të pakufishme, për ato që ai i cilëson si “qëndrestarët që protestuan kundër narkoqeverisë”.

Gjatë deklaratës për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se opozita ka ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Ai theksoi se, opozita është e vendosur që të fitojë betejën për qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.

“3 orët e djeshme që narkoshteti u paralizua, ishin në fakt 3 orë çlirimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato 3 orë, mbrëmë hynë në historinë epike të përpjekjes së shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet”, theksoi Berisha

“Që dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë”, tha Berisha.

AI tha se kushti i opozitës për të ndalur mosbindjen civile është qeveria teknike.

“Së pari, të ndërpresë dhunën dhe terrorin ndaj demokratëve… Së dyti të krijojë qeverinë teknike. Të rikujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Kemi 75 mënyrë të tjera dhe do përshkallëzohen si në impakt dhe në kohë, si në destinacione ashtu dhe në revoltë dhe në zemërim”, thekson Berisha.

“Ne opozita jemi të vendosur tu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, sepse sot opozita është në këmbë. Çdo opozitar e kupton, se është më mirë 7 muaj sakrifica, deri në zgjedhjet e ardhshme, se sa 4 vite të tjera me Edi Ramën”, tha Berisha.

Ai po ashtu parashtroi dhe disa premtime; “Shqiptarët do kenë së pari, minimumin jetik prej 200 eurosh, siç e ka parashikuar avokati i popullit. Mbi këtë minimum, çdo pension do të rritet me 20% brenda mandatit të parë. Ndërsa rrogat minimalisht do të dyfishohen. Sepse paraja në xhepat e qytetarit është gjithmonë më e vlefshme. Sepse vetëm po kthyem paratë ne xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon. Vetëm duke kthyer paratë në xhepat e qytetarit, Shqipëria shpëton”, përfundoi Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More