Agjencia Zhurnal.mk

Protesta e ish punëtorëve në OHIS, Qeveria: Zgjidhja, në kompetencë të gjykatave

Shkup, 17 maj – Nga Qeveria thonë se ish të punësuarit në OHIS janë takuar më 17 maj me ministrin pa resor të angazhuar për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq, që është informuar me kërkesat e tyre për mosmarrjen e pagave.

Gjatë këtij takimi, ministri Shapuriq i ka njoftuar ish punëtorët se përmes cilave institucione duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre, është diskutuar edhe për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ish punonjësit janë informuar se problemi i tyre është në kompetencë të gjykatave e jo të qeverisë dhe se pushteti ekzekutiv nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në punën e autoriteteve gjyqësore.

Ministri Shapuriq ka shprehur mirëkuptimin rreth kërkesave të tyre dhe ka theksuar se brenda kompetencave Qeveria po përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë rast, sqarojnë nga ekzekutivi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...