Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Protesta e punonjësve të Rinasit bllokon fluturimet, Balluku: Grevë e pastër ilegale! Grusht shteti

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat pas protestës së punonjësve të AlbControl duke bllokuar të gjitha fluturimet tha se kjo është një grevë e pastër ilegale në thyerje të kodit të punës.

Sipas saj kjo grevë ka ardhur në të njëjtën kohë nga të gjithë për shkak se ata kërkojnë pagat  e mëparshme.

Balluku shprehet se për shkak të pandemisë, trafiku ajror është ulur dhe paga e tyre nga 4400 dollarë në vitin 2019, ka rënë në 2490 dollarë.

Ministrja  thekson se trafiku ka rënë me 57% dhe kontrollorët janë paguar me 43%, në bazë të trafikut ajror.

 “Këshilli mbikëqyrës i Albcontrol ka rishikuar pagat duke qenë se është një kompani që punon me instrumentin e fitimit 0, kjo do të thotë se paratë nuk vijnë nga buxheti i shtetit por nga kompanitë ajrore. Eurocontrol deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin pagesa që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e sistemeve, ku në vitin 2019 kanë operuar 216 mijë avionë, ndërkohë që gjatë vitit 2020 kanë operuar 102 mijë, trafiku për shkak të pandemisë ka rënë me 57%, gjithashtu edhe në muajin janar, shkurt, mars, sërish -57%. Dhe operatorët, konntrollatorët kanë punuar me 43%  të trafikut normal.

Duke qenë se shteti nuk merr para dhe nuk i ka dhënë asnjë qindarkë Albccontrol. Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga që arrinin edhe në 4400 dollarë janë paga që vendosen mes ofruesit të navigimit ajror që është në Shqipëri, kurse sot pagat janë në nivelin 2490 dollarë.

Tani për shkak të kësaj uljeje ne kemi pasur një presion që kërkonin kthimin e pagës në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë që kompania është në pamundësi financiare. Kjo kompani merr para nga kompanitë ajrore të përfaqësuar nga Ajata apo të tjera, vetëm për pjesën e operimit ajror”, tha Balluku.

Sipas saj, të gjithë kontrollorët e operimit kanë dërguar një dokument në drejtorinë e kompanisë ku deklarojnë “paaftësi për të operuar”.

“Në të gjitha uljet në tryezë nga ana e kontrollorëve, thuhet se ata janë mësuar të kenë paratë që kanë pasur, nëse nuk kanë 4 mijë dollarë stresohen edhe nuk punojnë dot. Kjo mund të duket si batutë por nuk është. Dje për të bllokuar trafikun ajror dhe për të vënë në presion shtetin shqiptar kanë vendosur të bëjnë një akt që quhet “paaftësi për të operuar”. Kanë deklaruar se janë të paaftë për të operuar. Disa nga arsyet që janë dërguar në drejtorinë e kompanisë janë: vështirësi financiare, probleme familjare për shkak të mungesës financiare, ka aplikuar për borxh tek familjarët, aplikim për borxh tek të afërmit. Sipas kodit të punës nuk mund të ushtrohet grevë në këto kushte, kjo është një grevë e pastër ilegale në thyerje të kodit të punë, pasi duan të fusin në kolaps sistemin e operimit ajror në Shqipëri”, theksoi ministrja.

Të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar deri të nesërmen në orën 10:00. Kjo situatë vjen pas revoltës së punonjësve të kompanisë AlbControl, që është në funksion të aeroportit.

Punonjësit kanë dalë në protestë për shkak se janë paguar vetëm 72% të pagave, ndërsa kërkojnë respektimin e kodit të punës, kushte që zbatoheshin edhe para pandemisë.

Kërkesat e tyre:

Rikthim i kolegëve në punë;

Shfuqizim i vendimeve të bordit;

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Ndërprerja e punës preku dy fluturime, atë të “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, ku “Aegean Airline” u detyrua të rikthehej sërish në Athinë.

Janë 13 fluturime të anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme:

✈Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

✈Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

✈Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...