Shqipëri

Protesta i vë në lëvizje, Lleshaj në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri

Zhurnal Ads

Protesta e zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe apelet e familjarëve drejtuar shtetit për të kthyer të afrimit, gratë dhe fëmijët që ndodhen në kampin ‘Al Hol’ kanë vendosur në lëvizje qeverinë shqiptare.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi. Mediat libaneze shkruajnë se Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit në lidhje me shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e refugjatëve në Siri.

Në kampin ‘Al Hol’ janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Qeveria shqiptare po tenton që të ndjekë të njëjtën rrugë si me Alvin Berishën për t’i nxjerrë nga kampi.

Në këtë kamp ka shumë shqiptarë dhe historitë e tyre janë të njohura. Një nga rastet është familja Dumani. Familjarët i kanë bërë apel qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për t’i kthyer në shtëpi.

Në kampin e kontrolluar nga kurdët në Siri nën kontrollin e shtetit islamik ndodhen shumë gra dhe fëmijë me kombësi shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Alvin Berisha ishte një nga rastet që bëri bujë nëntorin e kaluar, që arriti që të shpëtohet duke u nxjerrë nga kampi.

Postime të ngjashme

“Të rihapet dosja”/ Balla: E thotë drejtësia amerikane, Shkëlzen Berisha fajtor për Gërdecin!

admin

Meta ngushëllon Nishanin për humbjen e nënës: U prehtë në paqe!

admin

Situata Covid, si do të rekrutohen në punë 1 mijë mësues

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...