Protesta kundër izolimit në Australi, mijëra njerëz përplasen me policinë

Policia australiane dështoi në strategjinë e saj për të parandaluar protestat kundër masave kufizuese të cilat vijojnë prej javësh në thuajse të gjithë vendin.

Këtë të shtunë, mijëra njerez që janë kundër vaksinimit me detyrim dhe kundër izolimit, u përqëndruan në Melburn dhe Sidnei.

Në përplasje të pashembullta me autoritetet, më shumë se 200 persona përfunduan në pranga dhe dhjetra u plagosën, mes tyre edhe oficerë.

Forcat e sigurisë rrethuan qëndrat e qyteteve kryesore, duke ngritur pika kontrolli dhe barrikada ndërsa transporti publik u pezullua. Demonstruesit kundërshtojnë mbylljen e gjashtë të vendit, qëkurëse filloi pandemia.

Australia është duke u përballur me variantin Delta të koronavirusit që nga mesi i qershorit. Shumica e kufizimeve të vendosura në Victoria, Neë South Ëales dhe Canberra do të mbeten në fuqi derisa të paktën 70 përqind e popullsisë së rritur, të vaksinohet plotësisht.

Bazuar në ritmin aktual të vaksinimeve, kjo mund të arrihet në muajin nëntor.

Related posts

Izraeli regjistron 275 raste me infarkt miokardi që lidhen me Pfizer

Redaksia

Zbulohet bunkeri nazist “që ishte skena e një luftimi të ashpër më 1944 midis ushtarëve gjermanë dhe sovjetikë” në Poloni

D V

Pekini ofron dozën e tretë Covid për personat me imunitet të rrezikuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More