Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Protesta kundër Lukashenkos në Bjellorusi, arrestohen 15 persona

Dhjetëra gra marshuan në rrugët e Minskut, duke kërkuar që Qeveria bjelloruse dhe Aleksandër Lukashenko të largohen nga pushteti dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

Marshi i 17 tetorit ishte më i vogël sesa protestat që janë zhvilluar në Bjellorusi, që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën policët duke arrestuar disa pjesëmarrës. Grupi për të drejtat e njeriut Vyasna tha se të paktën 15 persona janë arrestuar nga policia.

Bjellorusia po përballet me protesta që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, ku Lukashenko thotë se ka fituar. Ai është në pushtet që prej vitit 1994.

Grupet opozitare dhe shumë bjellorusë thonë se rezultatet zgjedhore janë manipuluar dhe se aktivistja Svyatlana Tsikhanouskaya në fakt është fituesja legjitime e zgjedhjeve presidenciale.

Tsikhanouskaya është larguar nga Bjellorusia për në Lituani pak kohë pas zgjedhjeve, pas kërcënimeve që ka marrë familja e saj dhe ajo.

Tsikhanouskaya dhe mbështetësit e saj, gjatë kësaj jave rritën presionin ndaj Lukashenkës, duke i bërë thirrje që të dorëhiqet deri më 25 tetor ose do të përballet me një grevë mbarëkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të njohin fitoren e Lukashenkos dhe më 12 tetor BE e futi këtë të fundit në listën e sanksioneve. /REL

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...