Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Protesta kundër reformave në arsim

Shkup, 15 maj – Në organizim të Iniciativës Qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” sot u mbajtën protesta në disa qytete të vendit.

Nga Iniciativa janë kundër miratimit të Ligjit të ri për libra për arsim fillor dhe të mesëm me të cilin, mes tjerash, parashihet digjitalizimi i librave.

Në Shkup protesta kundër digjitalizimit të paralajmëruar të librave, filloi para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vazhdoi në Qeveri, ndërsa përfundoi para Kuvendit. Pjesëmarrësit në protestë kërkojnë që përmes referendumit qytetarët të kenë mundësi që të deklarohen për reformat në arsim.

Në Tetovë, Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” organizoi protestë publike para ndërtesës së komunës me qëllim që të theksohen mospajtimet rreth ndryshimeve në procesin arsimor, si dhe kërkesa për mbajtje të mësimit. Organizatorët theksuan se kanë ardhur qytetarë, prindër, mësimdhënës nga nacionalitete të ndryshme dhe përkatësi të tjera.

Kjo iniciativë thekson se nuk do të lejojë që fëmijët të jenë mjet i testimit me digjitalizimin.

Pjesëmarrësit në protestën publike mbanin libra dhe parulla si “Ligji nuk i zgjidh problemet në arsim”, “Ligji nuk është sipas prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve”, “Referendum”.

Disa qindra banorë të Gostivarit iu përgjigjën thirrjes së iniciativës së qytetarëve “Libra dhe mësim duhet të ketë” dhe dolën në protestë para ndërtesës së komunës së Gostivarit.

Përfaqësuesit e iniciativës theksuan se Iniciativa angazhohet kundër miratimit të Ligjit të ri për libra për arsim fillor dhe të mesëm, me të cilin parashihet digjitalizimi i librave.

Në fjalimet e tyre në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ata u distancuan nga ndikimi i partive politike por siç thanë, janë prindër të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve. Në mesin e vërejtjeve të tjera në reformat e paralajmëruara, nga iniciativa e theksuan problemin me diskriminim e fëmijëve.

Nga protesta ata porositën se nuk do të lejojnë fëmijët të jenë mjet i testimit dhe kërkuan që bashkërisht të gjenden zgjidhje për reformat e paralajmëruara.

Në fund të protestës ishin ofruar tetë kërkesa në mesin e të cilave janë këto: librat e botuar detyrimisht të mbeten në përdorim, përjashtimi i ndjeshmërisë gjinore, etika e religjioneve të mbetet lëndë zgjedhore, të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një, shpjegim për shkurtimin e fondit të orëve, më shumë kushte për përfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta, krijimin e protokolleve për mbajtjen e mësimit me prani fizike në kushte të pandemisë dhe pjesëmarrje të detyrueshme të përfaqësuesve nga grupi dhe nga sektori qytetar në grupin e punës për ndryshime në Ligj.

Edhe para Komunës së Shtipit, prindërit dhe mësimdhënësit e shprehën pakënaqësinë e tyre nga digjitalizimi i paralajmëruar i librave.

Prindërit dhe mësimdhënësit të cilët protestuan sot ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska i porositën që të ulet dhe të bisedojë me persona kompetentë, ndërsa siç thonë duke mbajtur inat nuk ka progres, por në këtë rast i bëhet dëm nxënësve.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...