Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

Rreth një mijë protestues u mblodhën të hënën në mëngjes jashtë gjykatës në Hong Kong, ku 47 aktivistë të demokracisë do të paraqiten në gjykatë gjatë ditës.

Sipas Reuters, gjykata ruhet nga rreth njëqind oficerë policie dhe radhët për të hyrë në gjykatë thuhet të jenë disa qindra metra.

Gjatë mëngjesit, me kohën lokale, megjithatë, nuk u raportua për përplasje të mëdha.

Rreth 47 aktivistë u paditën të dielën, sepse, në vitin e kaluar këta kishin kritikuar ligjin e ri që kishte të bënte me sigurinë e Kinës, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ata, mes tjerash, akuzohen se kanë organizuar një zgjedhje paraprake para zgjedhjeve të vjeshtës së kaluar, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë.

Sipas autoriteteve, zgjedhjet paraprake duhet të kenë qenë pjesë e një plani për “përmbysjen” e qeverisë lokale.

Midis të akuzuarve janë parlamentarë, avokatë, punonjës socialë dhe aktivistë të të rinjve.

Ata janë pjesë e një grupi prej 55 personash që u arrestuan në një seri bastisjesh të agimit në janar. Shumë prej tyre janë liruar me kusht në pritje të gjykimeve të tyre.

Të dielën vonë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, i bëri thirrje Hong Kongut që të lirojë 47 aktivistët pro-demokracisë të akuzuar për aktivitete subversive.

“Ne dënojmë heqjen e lirisë dhe akuzat kundër kandidatëve demokratë në zgjedhjet e Hong Kongut dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm,” shkroi Blinken në Twitter,

Më tej ai shtoi se aktiviteti politik dhe ushtrimi i lirisë së shprehjes nuk duhet të jenë krim.

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq: Na kërkohet njohja e Kosovën, por askush nuk na premton as integrim në BE

N E

SHBA synon uljen e sasisë së ndotjes me 52 % deri në vitin 2030

N E

Komisioni Europian ka ngritur proces gjygjësor kundër AstraZenecas

N E

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

N E

Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Indi

N E

Kapet sasi shumë e madhe droge në Greqi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...