Agjencia Zhurnal.mk

Protesta në Ohër, banorët kundërshtojnë ndërtimin e godinës

Ohër, 24 janar, zhurnal.mk – Banorët e një lagjeje në Ohër kanë protestuar sot duke kërkuar nga kompetentët të mos lejojnë ndërtimin e godinës banesore. Ragojnë se në vendin ku jetojnë do të ndërtohet objekt banesor, me çka u rrezikohet pamja dhe përditshmëria. Shprehin revoltë ndaj institucionet të cilat nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre për zgjidhjen e problemit. Pohojnë që marrëdhëniet pronësoro- juridike për pronësinë e tokës ende nuk janë zgjidhur, procedura nuk ka përfunduar e njëjta është në rrjedhë dhe se gjendet para Komisionit të shkallës së dytë pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Toka është shpronësuar nga komuna e Ohrit në vitet e 80-ta, ku janë kompensuar ish pronarët, për këtë kemi aktvendim nga Gjykata Supreme, ku qartë thuhet se është paguar kompensimi. Më pas, edhe njëherë në vitin 2015, u është ndarë kompensim shtesë për tokën e marrë, që edhe sot e kësaj dite është në pronësi të tyre. Unë nuk e di si është privatizuar kjo tokë e kadastrës, me çfarë kusht dhe me çfarë baze juridike”, tha një banor.

Për problemin në fjalë, thonë që do t’i informojnë ambasadat e huaja dhe organizatat.

“I është dhënë leje që të ndërtojë, por në ndërkohë, marrëdhëniet pronësoro- juridike nuk janë zgjidhur. Ne faktikisht nuk kemi qasje në banesat tona. Duhet të fluturojmë. Banesat tona sikur qëndrojnë lartë. Drejtpërdrejtë na i mbyll dritaret dhe tarracat. Kjo tokë gjatë kohë ishte moçal. Tani supozohet që nuk është stabile. Me vet ndërtimin, mund të ketë prishje të ndërtesës. Pengohet drita e diellit, pamja. Katër herë është hedhur poshtë kërkesa e tyre dhe për herë të pestë komuna distancohet dhe i jep leje ndërtimi”, u shpreh një banor.

Në këtë lagje jetojnë rreth 2000 banorë në 500 banesa. Pronarët pohojnë se posedojnë dokumentacionin e plotë për ndërtim .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...