Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Protesta në Senegal për shkak të burgosjes së liderit të opozitës Ousmane Sonko

Të paktën një protestues është vrarë në protestat e mëdha në Senegal.

Policia është përleshur me protestues për shkak të burgosjes së liderit të opozitës Ousmane Sonko.

Ousmane Sonko akuzohet për ueshtrim dhe nxitje të dhunës, duke shkaktuar protesta nga mbështetësit e tij jashtë gjykatës në Dakar.

Sonko u akuzua për inkurajim të njerëzve për t’u mbledhur dhe shkelje të rregullave të trafikut.

“Të gjithë duhet t’u binden rregullave. Të tjerët e kanë bërë këtë, unë nuk e kuptoj pse ai duhet të jetë një përjashtim”, thotë ministri i Brendshëm, Antoine Félix Abdoulaye Diome, për kanalin radio RFM.

Arrestimi ka çuar në demonstratat më të mëdha në vend, deri më tani.

Në kryeqytetin Dakar, studentët në Universitetin Cheikh Anta Diop u barrikaduan dhe u përleshën me policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Protestat u përhapën dhe në qytetin Bignona në jug të Senegalit, një person u vra në përleshjet me policinë, njofton Hbl, transmeton RTKLive

Të paktën katër oficerë policie duhet të jenë plagosur në incidente.

Të enjten, autoritetet mbyllën dy kanale televizive, me akuza se ata po transmetonin vazhdimisht trazira.

Sonko, 46-vjeçar, është kritik i ashpër ndaj elitës politike të vendit duke u bërë i popullarizuar në mesin e të rinjve dhe studentëve.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, ai mori rreth 16 për qind të votave, shumë më pak se presidenti Macky Sall.

Që atëherë ai e ka akuzuar Sall se është përpjekur ta ndalojë atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, më 2024.

Postime të ngjashme

Xi Jinping merr pjesë në samitin e klimës Kinë-Francë-Gjermani

R Zh

AstraZeneca vaksina më e përdorur në botë

N E

Sergey Lavrov hedh poshtë ndryshimin e kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë

N E

SHBA vaksinohen 24 % e popullsisë

N E

Mbi 3 milion viktima nga Kovit-19 në të gjithë botën

N E

Italia do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...