Protesta në Shkup për të drejtat e punëtorëve në MPB: Si për 30 vjet punonjësi është sjellë në këtë nivel?

Shkup, 8 shtator – Konfederata e orgaizatave sidikale sot së bashku me Sindikatën e pavarur të policisë mbajtën protestë, e cila filloi si kolonë makinash që kaluan nëpër qendrën e Shkupit dhe përfunduan para Qeverisë.

 

Nga Sindikata e pavarur e policisë thonë se protesta është rezultat i pakënaqësisë së punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë pyjore, nga Marrëveshja kolektive e nënshkruar në maj, me të cilën të drejtat e këtyre punonjësve, siç thonë ata, kanë marrë tatëpjetën.

“Jo rastësisht e zgjodhëm këtë datë, të gjithë e dimë se ç’do të thotë 30 vjet pavarësi dhe është moment solemn. Nuk mund ta kuptoj se si pas 30 vjetësh punëtori është sjellë deri në këtë shkallë. Po dërgojmë mesazh ashtu si edhe nga protesta e fundit më 8 maj kur na priti këshilltari i Kryeministrit, por për fat të keq nga ai takim kërkesat tona mbetën të pazgjidhura. Kjo është arsyeja pse po dërgojmë thirrje nga këtu dhe do të dërgojmë edhe një letër tjetër që të pranohemi nga kryeministri dhe vetëm me të duam të flasim dhe shpjegojmë pikëpamjet tona”, tha Marjan Risteski.

Nëse injorohen, do të sjellin masa të tjera për veprim, pavarësisht se është kohë parazgjedhore, kërcënoi Konfederata.

Ata akuzuan se derisa disa ministra kanë bashkëpunim të mirë, ka nga ata që i injorojnë.

Related posts

Zgjedhjet Lokale / Kur dy zihen, i treti fiton !

R Zh

Ekipi i Shilegov përforcohet me të gjelbërtin Mirosllav Bogdanovski si inspektor kryesor i qytetit

Z H

Editorial/ Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me Greqinë pasi mund ta pësojë si me Bullgarinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More