Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Protesta nga ASH-Alternativa “Mjaft më”, a mund të destabilizohet situata!

Shkup, 22 korrik – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një marshim protestues me mesazhin “Mjaft më” në mënyrë që të shprehin revoltën e tyre kundër abuzimit të votave dhe mbushjeve të kutive të votimit.

Protesta do të zhvillohet të hënën dhe do të fillojë nga Çairi dhe është planifikuar të përfundojë përpara zyrës së BE në Shkup dhe përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Në shekullin XXI keni një parti politike që është duke mbushur ende kuti. Mesazhi do të jetë mjaft tashmë me mbushjen e kutive. Lërini njerëzit të votojnë vetë, të shprehin vendosmërinë dhe vullnetin e tyre politik. Mos abuzoni me votat dhe mos votoni disa herë”, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i ASH-së.

Pse proteston koalicioni ASH – Alternativa!

Partia e dytë pas BDI-së, që ka fituar më së shumti vota është koalicioni ASH-Alternativa, të cilët kanë siguruar 12 mandate të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik. Por ky koalicion pohon se votat e tyre janë vjedhur si dhe janë mbushur kuti të votimeve në disa vendvotime, duke bërë kështu që ata të dëmtohen. Pikërisht për këtë arsye ata kanë dorëzuar 75 padi deri te Gjykata Administrative kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të refuzojë ankesat e parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  

Edhe partia  “E Majta” dhe VMRO-DPMNE, gjithashtu paralajmëruan se do të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për refuzimin ankesave për parregullsi gjatë zgjedhjeve. Afati i dorëzimit të ankesave në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ-ja.

Pas vendimit të Gjykatës administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata administrative, për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, në KSHZ në pajtim me ligjin, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare. Pastaj KSHZ-ja do t’u japë vendime deputetëve të zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit është 4 gushti.

 Siç paralajmëroi Taravari, protesta do të fillojë nga Çairi i Shkupit, ndërsa është paraparë që të përfundojë para zyrës së BE-së në Shkup dhe para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Paralelisht me padinë e dërguar në Gjykatë, nga ASH kanë njoftuar se posedojnë emra dhe mbiemra se kanë votuar edhe persona të vdekur, ndërsa me këtë ishte informuar edhe Misioni i OSBE/ODIHR.

Sipas ASH është bërë vjedhje brutale e votave në bllokun shqiptar, ndërsa ankesat deri te Gjykata Administrative kanë të bëjnë me Njësinë e Pestë dhe të Gjashtë Zgjedhore, edhe pse pranojnë se nuk presin se do të pranohen ankesat e tyre nga Gjykata Administrative.

ASH pranon të futet në qeveri, por që BDI të mbetet në opozitë

Bisedimet rreth formimit të qeverisë ende nuk kanë filluar zyrtarisht, sepse pritet fillimisht të konfirmohet rezultati i zjedhjeve nga ana e KSHZ-së. BDI nga njëra anë ka pohuar se ajo duhet të fillojë bisedimet për formimin e qeverisë me fituesin e zgjedhjeve në kampin maqedonas, LSDM-në e Zaevit, nga i cili kërkojnë postin e kryeministrit. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë dalin në skenë kombinatorika të tjera, që mund të fusin në bisedime dhe të bëjnë pjesë e qeverisë koalicionin ASH-AAA të cilët kanë 12 deputetë. Kjo kombinatorikë është e vështirë sepse koaliconit LSDM dhe ASH-AAA do t’i nevojiten edhe 3 deputetë, për të formuar shumicën parlamentare.

Përderisa BDI ka kërkuar që të bisedojë me të gjithë partitë shqiptare dhe pastaj të futet në bisedime për formimin e qeverisë, nga koalicioni ASH-AAA knaë mbajtur qëndrim të prerë se fillimisht duhet të bëhet certifikimi i zgjedhjeve dhe pastaj të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë. Në këtë rast, ata kanë bërë të qartë se  janë të hapura të gjitha opsionet, por kushti kryesor është që BDI-ja të mos jetë pjesë e shumicës parlamentare. Ata konsiderojnë se pas 18 viteve pushtet të BDI-së nevojiten ndryshime edhe në bllokun politik shqiptar.

Protesta dhe destabilizim i situatës

Një gjë është e qartë se kushdo që do të formojë qeveri, nuk do të ketë një qeverisje komode dhe të lehtë. Numri minimal prej 61 deputetëve, kriza me COVID 19 dhe problemet e shumta financiare, do të bëjnë që çdo qeveri ta ketë të vështirë të menaxhojë situatën dhe do të shkojë drejt një dështimi në mundshëm. Pakënaqësitë e qytetarëve do të rriten dhe pikërisht për këtë arsye, pritet që populli të dalë në rrugë dhe të bëhet presion ndaj qeverisë për dorëheqje.

Dyshimet nga ASH-AAA se ka pasur mbushje të kutive në disa vendvotime kanë bërë që edhe më shumë të rritet mllefi ndaj partive në pushtet, edhe atë ende pa u formuar qeveria.  Edhe pse ende nuk është marrë një qëndrim përfundimtar se si do të veprojë koalicioni ASH-AAA pas zgjedhjeve, figura të larta të këtyre partive kanë kërkuar që të fillojnë protesta masive deri në dorëzim të qeverisë. Ata kanë bërë me dije se nuk do të rijnë urtë e duarkryq pavarësisht çdo situate dhe në këtë mënyrë do të kërkojnë drejtësi, pasi e konsiderojnë veten të dëmtuar dhe fitimtar te populli shqiptar.

Nëse fillojnë protesta, siç paralajmërohen, kjo do të jetë një presion i vazhdueshëm ndaj secilës parti në pushtet dhe njëherë do të alarmojë se diçka nuk është në rregull me sistemin demokratik në Maqedoninë e Veriut.

Me rëndësi në të ardhmen është konsensusi që duhet të ndërtohet në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe pas hapjes së negociatave do të ketë nevojë ëpr votim me 2/3 e votave në Kuvend, që nënkupton edhe përkrahje të opozitës.

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të formojë qeverinë, megjithatë shanset për destabilizim të situatës janë të mëdha. I vetmi moment që nuk i shkon në favor të opozitës është situata me COVID 19, që mund të detyrojë partitë politike mos të mbajnë tubime të organizuara dhe protesta për shkak të rrezikut për hapje të virusit. Nëse vendoset të ketë protesta, edhe faktori ndërkombëtar do të kërkojë vetëpërmbajtje për shkak të situatës me virusin COVID 19.

Pavarësisht çdo situate që do të krijohet në të ardhmen, rezultati zgjedhor tregon se nuk do të ketë qetësi për kujto qoftë në qeveri, por edhe për ata që do të mbesin në opozitë!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!