Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE ka ftuar për protesta për shkak të ndotjes së ajrit. Protestat do të mbahen në Shkup, Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë, transmeton Zhurnal.
Protesta në Shkup do të fillon në ora 19:00 para ndërtesës së Qeverisë.
“Qeveria e LSDM-së vazhdon me politikën e saj të papërgjegjshme në raport me çështjen më të rëndësishme-ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit edhe gjatë pandemisë është vrastare, ndërsa qeveria thotë se kjo është vetëm mjegull. Për shkak të paaftësisë së qeverisë të udhëhequr nga Zaev, jeta e qytetarëve është në rrezik”, thonë nga opozita.
VMRO-DPMNE apelon se për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, paralelisht me pandeminë e Covid-19, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik të lirohen nga puna, edhe në sektorin privat edhe në atë shtetërorë.
“Në vend të politikanizimit nga ana e kësaj qeverie të paaftë, duhen vendime”, thonë nga VMRO-DPMNE.