Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Protesta për largimin e Ardian Kastratit: Komentoi në mënyrë fyese fizikun e Presidentes

Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur protestë për shkarkimin e profesorit të këtij Universiteti, Ardian Kastrati. Protesta ka zgjatur pak e kjo ka ndodhur për shkak të situatës me pandeminë, kanë njoftuar organizatorët.

Në një prononcim para mediave, Liridona Sijarina, njëra prej aktivisteve që është marrë me këtë organizim tha se seksistët nuk duhet të paguhen me taksat e qytetarëve.

“Ardian Kastrati mbrëmë e ka komentu në mënyrë fyese dhe denigruese fizikun e saj (presidentes Osmani)…Kjo gjuhë shkakton gjuhë të urrejtjes, e kur kjo bëhet nga personat publikë e aq më shumë profesorët duhet dënuar…”, tha ajo ndër të tjera.

Tutje u kërkua përjashtimi i Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

“Kërkohet përjashtimi i tij për shkejle të etikës…Rektori të themelojë një komison hetues që do ta hetojë punësimin e Ardian Kastratit në UP”.

“Kërkesa e dytë, ka të bëjë me fenomenin e ngacmimeve seksuale në UP, kërkojmë që të shkarkohet këshilli drjetues i UP-së për zvarritje te rregullores për parandalim të ngacmimeve seksuale”, u tha ndër të tjera.

Ndryshe, për deklaratën seksiste të Ardian Kastratit nuk është deklaruar akoma askush nga partia e tij PDK-ja e as vetë Kastratri, i cili më pas ka shlyer postimin.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...