Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Protesta të VMRO-DPMNE-së në shtatë qytete

Zhurnal Ads

Shkup, 20 tetor – VMRO-DPMNE sonte mbajti protesta me lëvizje të kolonës së automjeteve nëpër rrugët e shtatë qyteteve në shtet kundër, siç thonë nga partia, krimi, korrupsioni, padrejtësitë dhe ndjekja. Përveç në Shkup, në të njejtën kohë protesta pati edhe në Veles, Ohër, Kumanovë, Prilep, Shtip, Manastir.

Darko Kostovski, deputet në Kuvend, theksoi se protesta e sotme në Shkup u mbajt kundër “krimit, kundër korrupsionit të paparë të përmasave të mëdha dhe kryesisht kundër ndjekjes politike që po ndodhë në Maqedoni”.

Nuk duhet të lejojmë, potencoi ai, patriotët të kalben nëpër burgje, ndërsa kriminelët nga pushteti të jenë në liri. “Ky pushtet derisa i liron kriminelët në liri, shumë shpesh edhe e akuzon popullin se është fajtor për rrjedhat më të ndryshme politike në shtet dhe kjo ndoshta  është edhe një nga simptomat e para se bëhet fjalë për pushtetin diktatorial”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Kostovski deklaroi se “kjo ndjekje politike”, që sipas tij, po ndodhë për shkak të pafuqisë së pushtetit, duhet të ndërpritet menjëherë. “Ai është i frikësuar se për shumë shpejtë do të vijë ajo ditë kur do të përballet ballë për ballë me drejtësinë e pastër dhe të qartë, megjithatë atë që po ia bëjnë popullit maqedonas, ai nuk do ta harrojë dhe do ta dënojë sa më parë”, theksoi Kostovski.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ish ministri Tevdovski fillon punë në FMN

T E

31 viktima dhe 977 raste të reja me Covid

T E

Gjuha shqipe nëpër ministri përdoret sipas dëshirës, jo sipas ligjit

E.E.

Ardhja e mërgimtarëve, SPB Tetovë me thirrje për qytetarët

E.E.

Promovohet “Zbukurimi i Çarshisë së Vjetër”, Çashia e Shkupit fiton pamje të re

T E

Propozim-ligji për GA-MA! Ekspertët: Pse qeveria do që Makpetrol-it t’i paguajë plus 13 milion euro

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...