Agjencia Zhurnal.mk

Protesta tek Astiri, Balliu në Prokurori: Sot do shihni me prova kush janë hajdutët

Tiranë, 14 nëntor – Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është marrë i pandehur për kundërshtim të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT, dy ditë më parë teksa ndërhynë për të prishur banesat që preken nga projekti i Unazës së Re.

Mbi ish deputetit rëndojnë akuzat për “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “grumbullim i paligjshëm”.

Balliu përmes një deklarate për mediat është shprehur se nuk shqetësohet për akuzat që i bëhen.

“Shqetësimi im sot dhe i Partisë Demokratike është për qytetarët dhe banorët e dhunuar për të cilët do të mbahet përgjegjësi. Sot në darkë do të shihni prova dhe dokumente se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri. Prova nuk ka. Rama i kërkon policisë që të bëjë dialog me familjarët e Agim Kajmakut i cili është një kriminel bandit ordiner dhe të cilin e futi vetë në bashki, kurse me banorët e Unazës nuk pranoi dialog sepse e zhveshën lakuriq për atë që është vërtetë një hajdut. I dogjën vjedhjen. E demaskuan në sytë e botës dhe Europës, në sy të shqiptarëve dhe e nxorën qeverinë për atë që është, një grup hajdutësh dhe banditësh, dhunuesish ndaj qytetarëve shqiptarë.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...