Protestat e dhunshme në Mal të Zi, PDK bën thirrje që t’i bëhet presion Serbisë për respektim të sovranitetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Mal të Zi.

 

Përmes një shkrimi në Twitter ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë në respektimin e sovranitetit të shtetit malazez.

“Ky është një deja vu i viteve nëntëdhjetë kur Serbia instrumentalizoi fenë për të nxitur destabilizimin dhe konfliktin. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar t’I bëjë presion Serbisë të respektojë sovranitetin e Mali të Zi dhe të të gjitha vendeve fqinje”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social “Twitter”.

Dhjetëra persona janë plagosur në protestat që u mbajtën në Mali të Zi më 5 shtator kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije, në qytetin e Cetinjes.

Mali i Zi shpalli pavarësinë më 2006, por kisha e tij mbeti nën kishën serbe.

Në Mal të Zi ka ndasi të thella sa i takon lidhjeve të vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Rreth 30 për qind e popullsisë prej 600,000 banorësh të vendit identifikohen si serbë dhe e përkrahin Kishën Ortodokse Serbe.

Malazezët tjerë dëshirojnë një kishë ortodokse të ndarë nga ajo serbe.

Kundërshtuesit e ceremonisë së zhvilluar në Cetinje e shohin atë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi.

Ata kërkuan që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës.

Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike.

Related posts

Si u dhunuan për 24 orë dy motrat dhe nëna? – flet doktori që ruan sekretet e grave të dhunuara në Kosovë

D V

Osmani pret mbështetjen e Hondurasit në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

D V

Lama: Ka ambasadorë të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë email e as gjuhën e vendit ku shërbejnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More