Agjencia Zhurnal.mk

Protestat në Liban, 114 persona të plagosur gjatë protestave

Të paktën 114 persona janë plagosur në përleshjet e mbrëmshme mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve që po protestojnë kundër krizës ekonomike të Libanit.

Në protestat që po zhvillohen nga 17 tetori i vitit të kaluar, bëhet thirrje për formimin e një qeverie të re dhe kërkohen përmirësime në kushtet ekonomike që po përkeqësohen çdo ditë e më shumë.

Kryqi i Kuq i Libanit përmes rrjeteve sociale njoftoi se në terren janë 18 autoambulanca dhe një personel mjekësor i përbërë prej 86 personash, të cilët kanë dërguar 58 të plagosur në spital dhe kanë trajtuar shumë të tjerë në vendin e ngjarjes.

Gazetari i agjencisë së lajmeve Al Jazeera ishte gjithashtu në mesin e të plagosurve pasi u godit nga një plumb gome.

Sipas gazetarit të AA-së nga vendi i ngjarjes, protestuesit filluan të shpërndahen shkaku i shiut të rrëmbyeshëm.

Të paktën 220 persona u plagosën gjatë përleshjeve të së shtunës para ndërtesës së Parlamentit në Bejrut.

Libani vuan nga papunësia e lartë me nivel të ulët të zhvillimit dhe me borxhe më të larta në botë, të cilat, sipas Ministrisë së Financave të vendit, në tremujorin e parë të vitit 2019 arritën në 86.2 miliardë dollarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...