Agjencia Zhurnal.mk

Protestat në Serbi, 43 policë të lënduar

Mijëra protestues në shenjë revolte për kthimin e masave kundër Kovid-19, sulmuan mbrëmë dhunshëm Kuvendin e Serbisë. Policia u përplas për disa orë me protestuesit duke u detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe masa tjera më radikale me qëllim neutralizimin e turmës.

43 policë janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar dridhje në tru. Policia njofton për 17 protestues të lënduar dhe 24 të arrestuar. Ndaj akuzave për dhunë policore, drejtori i policisë Vlladimir Rebiç deklaroi se policia ka kthyer shpejtë situatën nën kontroll.

“Kemi reaguar shpejtë dhe kemi kthyer situatën nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz. Dëmet materiale nuk janë me rëndësi”

Ndonëse iu kërkua të tërheq dekretin për orën policore, presidenti serb Aleksandër Vuçiq theksoi se qëndrimi tij për kufizime mbetet i palëkundur dhe se dhuna do të dënohet pavarësisht situatës shëndetësore. Vuçiq theksoi se qëndrimi tij personal është për orë policore për tërë shtetin, ndërsa këshilltarët e tij e kanë sugjeruar vetëm për kufizime të cilat do të diskutohen të enjten në shtabin e krizës.

“Kompromis me dhunën dhe huliganizmin nuk ka. Për kompromise politike dhe njerëzore jemi të gatshëm, por derisa ato janë racionale. Deri tani në palën tjetër nuk ka pa qasje racionale”

Gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd u demolua Kuvendi dhe u sulmua Radio Televizioni i Serbisë. Protestuesit i vunë flakën 5 veturave të policisë, ndërsa u demoluan edhe vetura dhe prona private. Protestës së mbrëmshme i parapriu protesta e studentëve javën e kaluar kur Beogradi u fut në orë policore, ndërsa studentët u larguan nga shtëpitë studentore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!