Protestat patën sukses: Nxënësve nga Vizbegu u sigurohet transport për në shkollë

Shkup, 13 tetor – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot së bashku me drejtorin e NQP Shkup, si dhe me kryetarin e komunës së Butelit, kanë firmosur një marrëveshje që nxënësve të Vizbegut, tu sigurohet transport deri në shkollat fillore ku ata vijojnë mësimin, informon Zhurnal.

Sipas asaj që ka njoftuar kryetari i komunës Çair Visar Ganiu, kjo marrëveshje vlenë derisa atyre nxënës t’iu ndërtohet një shkollë fillore në Vizbeg.

Përndryshe javën e fundit, prindërit e këtyre fëmijëve u ngritën në protesta duke bllokuar kryqëzimin në hyrje të Shutkës, duke kërkuar menjëherë të fillojnë punimet në Vizbeg dhe shkolla të ndërtohet. Dhjetëra nxënës shkollën e ndjekin nëpër shkolla të ndryshme të Çairit por për të arritur atje duhet të udhëtojnë në këmbë rreth 5 kilometra, ose t’i dërgojnë prindërit me veturë.//Zhurnal.mk

Related posts

Komanda e Operacioneve e shënoi Ditën e Njësitit

D V

Mbështetje e re nga FIZHT – për nxitje të sipërmarrësisë sociale

N E

Eurokomisari Varheji në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More