Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Protestë e punëtorëve nga “Eurokompozit” i Prilepit, kërkojnë paratë për kontributet për të cilat kanë zgjidhje ligjore

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – Ish-punonjësit e “Eurokompozit” të Prilpilt sot e bllokuan rrugën Prilep-Pletvar në dalje të qytetit dhe protestuan të revoltuar sepse zyrtarisht u tha atyre se për pagesë të borxheve të mbetura nuk kishte asnjë parashikim në buxhetin për vitin e ardhshëm, megjithëse ekziston vendim ligjor për pagesën, miratuar nga Parlamenti një vit më parë.

Cvetan Bunteski nga Bordi i ish-punonjësve thotë se revolta e punëtorëve është e madhe, golgota e tyre është e gjatë, ndërsa nuk ka fund.

“Padyshim, na thanë se në buxhetin e ri nuk ka as për pagimin e kontributeve. Nuk ka as nga paralajmërimet se kompania do të shitet në mënyrë që ne të paguhemi. Kjo golgotë e jona nuk ka fund. Ne duhet të protestojmë një ose dy herë në javë, ndërsa të mërkurën të protestojmë para Qeverisë”, thotë Bunteski.

Pece Veljanoski nga Bordi beson se ka një shans, me angazhimin e deputetëve buxheti për vitin 2021 madje as nuk është miratuar, të merren ndryshime për t’i paguar kontributet e tyre deri vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për rreth 2.8 milionë euro për 320 punëtorë për kontribute të mbetura për 6.5 vjet.

“Zgjidhje ligjore kemi që para një viti të miratuar nga Parlamenti. Unë u bëj thirrje njerëzve nga Prilepi dhe deputetëve të tjerë që të angazhohen për ne, të propozohet ndonjë ndryshim në mënyrë që të ketë një mundësi për t’i paguar kontributet tona vitin e ardhshëm, sepse, definitivisht, një artikull për këtë nuk është siguruar. Përndryshe, gjithçka që na mbetet është ta padisim shtetin për moszbatimin e ligjit në fillim të janarit. Argumentet juridike janë në anën tonë”, tha Veljanoski.

Punëtorët e “Eurokompozit” paralajmërojnë edhe protesta të tjera.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Itinerari i Ballkanit: “Pushbacks” përmes Frontex-it?

T E

Zjarrfikësit në Tetovë i vazhdojnë protestat, nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre

T E

Laptopë as për ilaç?

T E

Prokurorët nga ish PSP-ja kandidatë për ekipin e Ruskoskës

Z H

U emërua sekretar gjeneral në Qeveri, Mançevski tërhiqet nga politika

T E

Vaksinimi, Sheqerinska: Ushtria dhe policia do jenë në dispozicion

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...