Agjencia Zhurnal.mk

Protestë e punëtorëve teknik nga java e ardhshme, kërkojnë paga 350 euro

Prishtinë, 14 nëntor – Zhurnal.mk – Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave morën vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e martë e javës së ardhshme.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.

“Fatbardhësisht, organizmi i punëtorëve është në nivelin e duhur, edhe pse unë kam qenë i vetëdijshëm se ky vendim do të merret, protesta do të nisë nga dita e martë, e mërkurë dhe enjte. Për modelin se a do të jetë një orë apo dy orë dhe formën, sigurisht se do t’ju njoftojmë me kohë. Mendoj se detyrë kryesore mbetet që t’i njoftojmë institucionet, rektoratin, Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Studentore se që nga java e ardhshme do të fillojmë me protesta dhe greva”, tha Azemi.

Ai njoftoi edhe për një konfirmim të Komunës së Prishtinës që është në favor të këtyre punëtorëve, por që nuk plotësohen ende kërkesat e plota të tyre.

“Tash para 20 minutave na erdhi një konfirmim nga kryetari i komunës së Prishtinës, që pagat e punëtorëve teknikë, të cilët kanë lidhshmëri me Komunën e Prishtinës, pagat e tyre janë rritur 4 për qind sipas kërkesës që kemi bërë në janar 2018, ku pagat e tyre do të jenë në fund të këtij muaji që do t’i marrin me rritje, diku rreth 500 euro. Do të thotë në mënyrë retroaktive që nga janari i vitit 2018. Unë falënderoj kryetarin e komunës, por megjithatë për ne është një kërkesë që ka qenë e zotuar qysh në vitin 2018. Tani në vazhdimësi e sipër kërkesa jonë plebishitare dhe kërkesa jona përfundimtare është që çdo punëtor i këtyre kompanive që janë kontraktues me Komunën e Prishtinës, pagat e tyre duhet të jenë 350 euro dhe asnjë cent më pak”, tha Azemi.

Ndërsa, Milaim Sopi, kryetari i Shoqatës nga shkolla fillore “Dardania”, tha se sikur edhe disa punonjës të disa shkollave të tjera do të mbajnë protestë prej javës së ardhshme për realizmin e kërkesave në rritjen e pagave.

“Edhe shkolla “Dardania” ka vendos që javën e ardhshme të fillojë me protestë”, tha Sopi.

E ky propozim për protestë dhe greva u mbështet edhe nga përfaqësuesit e 10 kompanive të tjera në Kosovë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...