Protestë e punonjësve të çerdhes “Angel Shajçe” në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 22 korrik – Të punësuarit në tetë objektet e çerdhes “Angel Shajçe” në Kumanovë protestuan për shkak të mospagesës së pagës të muajit qershor. Sipas tyre, vendimi është marrë pas takimit të anëtarëve të organizatës sindikale dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov. Protesta e punonjësve të çerdhes nuk është e motivuar politikisht, thonë ata duke potencuar se arsyeja e protestës është vënia në pikëpyetje ekzistenca e punëtorëve dhe sigurimi shëndetësor i tyre.

“Arsyeja dhe frika kryesore e të punësuarve ishte të mos mbeten pa sigurim shëndetësor. De fakto të gjithë ne ekzistencën e sigurojmë nga këto paga, kemi të punësuar edhe dy pjesëtarë të një familjeje në çerdhe dhe mendoj se kur është paga në pyetje nuk ka motive politike, ky është definitivisht aktivitet i sindikatës.”, – theksoi kryetarja e SAShK-ut në Kumanovë, Cvetanka Mitevska.

Kryetarja e SAShK-ut në Kumanovë, Cvetanka Mitevska, potencon se nëse nuk paguhen pagat do të vijojnë protestat fillimisht para komunës, e më vonë edhe në qendër të Kumanovës. Shkak për pagën e papaguar ishte një mosmarrëveshje mes institucioneve, çerdhes, komunës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në çerdhen e Kumanovës janë të punësuar 232 persona, prej të cilëve 155 janë të anëtarësuar në sindikatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More