Agjencia Zhurnal.mk

Protestë kundër përmbaruesve

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Organizata “Stop përmbaruesve” përmes një proteste kanë kërkuar ndryshime në Ligjin për Përmbarues. Nëse shteti nuk i mbron, qytetarët janë kërcënuar se drejtësinë do ta marrin në duart e tyre.

Përmbaruesit i dënojnë qytetarët e varfër për shkak se janë të varfër. Durimit po i vjen fundi dhe nëse shteti nuk i mbron qytetarët nga përmbaruesit ata vetë do të ndërmarrin masa që të mbrojnë të drejtat e tyre – kanë thënë protestuesit nga organizata joformale “Stop përmbaruesve” para Ministrisë së Drejtësisë. Nga kjo organizatë thonë se për momentin ka 88 mijë llogari të bllokuara të qytetarëve, kurse së bashku me personat juridik shifra arrinë në 130 mijë.

“Në Maqedoni nga 10 denarë llogaria bëhet 10 mijë denarë, nga 100 euro bëhet një mijë euro. Njerëzit këtu nuk mund të jetojnë, bëhet fjalë për gjenocid, bëhet fjalë për një të tretën e rrogës ose pensionit që është shumë e madhe.” –tha Ana Gligorova, Organizata ‘Stop Përmbaruesve’.

Protestuesit thonë se nuk mund tu lejohet përmbaruesve të bëjnë c`të duan. Qeveria duhet të zgjedh mes qindra përmbaruesve ose qindra mijëra qytetarëve.

“Çdo ditë marrim mesazhe nga qytetarët se tashmë nuk mund të kontrollohen. Bëjmë thirrje për një zgjidhje të shpejtë. Kjo padrejtësi duhet të zgjidhet.” –deklaroi Marjan Risteski, ‘Stop Përmbaruesve’

Protestuesit kërkojnë që përmbaruesit mos tua bllokojnë llogaritë e qytetarëve. Gjithahstu vlerësojnë se për shkak të pagave të ulta në Maqedoni, limiti prej një të tretës duhet të zvogëlohet në një të pestën. Pas protestës qytetarët kanë dorëzuar ankesat në Ministrinë e Drejtësisë, kurse përfaqësues të kësaj organizate joformale ishin pranuar na Ministri. /KlanMaqedoni

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...