Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Protestë në Los Angeles/ Mijëra vetë mbështesin Armeninë

Mijëra vetë protestuan në Los Anxhelos të SHBA-së për të mbështetur Armeninë në konfliktin e saj të vazhdueshëm me Azerbajxhanin për rajonin separatist të Nagorno Karabakut.

Marshimi i 11 tetorit në Los Anxhelos mblodhi të paktën 20.000 mbështetës pro-Armenisë.Në një moment ata u mblodhën para Konsullatës Turke në Beverly Hills për të dënuar mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin.

Kalifornia Jugore është vendi me popullsinë më të madhe armene në Shtetet e Bashkuara dhe një lagje e Hollyëood-it lindor u emërua si Armenia e Vogël në vitin 2000. Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Eric Garcetti, shkroi në rrjetin social, Tëitter, se mbështet protestuesit, duke bashkangjitur një letër, që i është dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, nga një grup i kryetarëve të qyteteve dhe ligjvënësve të Kongresit, të cilët kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në uljen e tensioneve.

“Si përfaqësues krenarë të komuniteteve armene amerikane në të gjithë vendin tonë, ne ndajmë shqetësimet e tyre të thella rreth dhunës që po i bëhet Artsakhut, numrit në rritje të viktimave civile dhe përfshirjes së aktorëve rajonalë si Turqia dhe Irani”, thuhet në letër. Armenët i referohen Nago-Karabakut si Artsakh.

Protesta erdhi ne kohen kur Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njeri tjetrin për shkelje të një armëpushimi, edhe ashtu të brishtë. Qindra ushtarë dhe një numër i panjohur civilësh janë vrarë nga të dyja palët, që kur luftimet shpërthyen më 27 shtator. Ky është përshkallëzimi më i keq i konfliktit që nga armëpushimi i paqëndrueshëm i vitit 1994.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...