Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Protestë në Tetovë – që të mos vuajnë këmbësorët e Rrugës industriale kërkohet vendosje e policëve të shtrirë

Tetovë, 25 janar – Protestë me bllokimin e komunikacionit në bulevardin “Video Smilevski – Bato” më i njohur si Rruga industriale u mbajt sot në Tetovë në shenjë të revoltës së banorëve të atjeshëm dhe qytetarët tjerë për shkak të aksidenteve të shpeshta në komunikacion në të cilat pësojnë këmbësorët. Më 13 janar në këtë seksion jetën e e humbi një vajzë gjashtëvjeçare.

“Kërkojmë të ndërmerren masa urgjente që të parandalohen aksidente në të ardhmen me vendosjen e policëve të shtrirë, ndarje fizike të gjithë rrugës dhe lënien e hapësirës për kalim nga njëra anë në tjetrën vetëm përmes vendkalimeve ekzistuese, ngritjen e vendkalimeve për këmbësorë në nivel më të lartë se asfalti, me sinjalizim vertikal dhe horizontal, si dhe me ndriçim të tyre gjatë natës, mbikalim për shkuarje deri te SHF “Kirili dhe Metodi”, theksoi Enis Hajrullai nga këshilli inicues.

Banorët thonë se deri më tani ka pasur shumë kërkesa për përmirësim të gjendjes në komunikacion të cilat nuk janë realizuar.

“Këtë herë nuk do të heqim dorë që ta zgjidhim këtë problem. Këtë rrugë të rrezikshme e kalojnë të paktën dy herë në ditë mbi 250 nxënës të cilët shkojnë në SHFK ‘Kirili dhe Metodi’. Kjo rrugë për çdo vit merr nga një jetë. Dikush përfundon në burg, ndërsa dikush në varr. Nuk kemi më njerëz që të humbim për shkak të neglizhencës, ne nuk jemi kundër askujt, thjeshtë jemi për siguri dhe jetë. Në fund, bëjmë thirrje që vozitësit me kujdes të vozisin dhe të ketë patrulla të policisë në këtë vend në orët më qarkulluese për dënimin e shoferëve të papërgjegjshëm”, tha Ajrullai.

Njerëzit të cilët jetojnë afër bulevardit potencojnë se shumë shpejtë vozitet në këtë seksion.

“Këtu është e lejuar që të vozitet 40 në orë, ndërsa vozitet edhe deri në 80, 120 në orë. Nuk ka vendkalim për këmbësorë. Ndonjëherë i kapin policët, por për çdo vit është kështu”, tha Idriz Zilberi.

“Kalojnë edhe shumë kamionë, duhet të ketë qarkore, të shkurtohet kjo rrugë. Këtu duhet të ketë 24 orë polici. Nuk është autostradë që të vozisin 150. Ka edhe qendër tregtare, ka shumë rrëmujë. Për çdo ditë i shohim”, deklaroi Menduh Zilberi.

“Shumë shpejt vozitet, shumë fëmijë e kanë humbur jetën këtu. Përgjegjësia është te të gjithë dhe te shoferët, edhe te këmbësorët edhe te prindërit dhe te policia. Të vendoset rrethojë dhe të mos kalojnë”, zgjidhja më e shpejtë është që të parandalohet kalimi”, deklaroi një banor i Tetovës.

Nga këshilli inicues theksuan se iu lënë kohë dy javë për strategji konkrete për rregullimin e gjendjes, si dhe se do të kenë protest të re.

Sipas SPB Tetovë, gjatë vitit të kaluar 2020, në rrugën “Vidoja Smilevski – Bato” në Tetovë janë regjistruar, gjegjësisht ka pasur gjithsej 50 aksidente, prej të cilëve 30 me persona të lënduar dhe 20 vetëm me dëme të shkaktuara materiale.

“Më së shumti, tetë aksidente janë evidentuar në shkurt, ndërsa nga 7 në janar dhe maj, përderisa në qershor nuk është evidentuar asnjë aksident. Nga gjithsej 49 të lënduar në këtë rrugë, 14 ishin këmbësorë, ndërsa shoferët tjerë, bashkudhëtarë dhe 1 çiklist. Në këtë periudhë nuk ka të vdekur”, theksoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Shkaqe më të shpeshta për “aksidentet” e vitit të kaluar në rrugën “Vidoja Smilevski – Bato” janë: Shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve në rrugë, mosdhënia e përparësisë së këmbësorëve dhe kalimin i parregullt i rrugës, gjegjësisht mosrespektim të dy semaforëve ekzistuese, të vendosur në udhëkryqe, prej të cilëve njëri semafor për këmbësorë.

Pas përfundimit të protestës gazetarët ishin dëshmitarë të edhe një aksidenti në vetëm disa qindra metra nga protesta i cili kaloi me dëm material. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...