Agjencia Zhurnal.mk

Protestohet para selisë së LSDM pas shkarkimit të drejtorit Ziberi

Shkup, 28 qershor – Sot para selisë së LSDM-së në Shkup, duke filluar nga ora 14:00, lëvizja “Pse jo” dhe “Unë besoj” zhvilluan një protestë paqësore kundër shkarkimit të Arben Ziberi nga LSDM.

Ziberi u pushua nga puna pasi njoftoi në Facebook se si anëtar i Komisionit për sëmundje infektive, ai kishte kontribuar në hapjen e kufijve, në mënyrë që qytetarët të vijnë dhe të votojnë që një shqiptar të zgjidhet kryeministër.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, Ziberi bëri deklarime të pasakta për publikun, të cilat dëmtuan drejtpërdrejt reputacionin e anëtarëve të Komisionit për sëmundje infektive, duke vënë në dyshim besueshmërinë e institucioneve shëndetësore në luftën kundër koronavirusit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...