Protestojnë nxënëset e Medresesë në Tetovë, kërkojnë t’u njihen diplomat!

Dhjetëra medresante marshuan nga Medreseja e Femrave në Tetovë deri tek Myftinia e Tetovës duke kërkuar që t’u njihet kryerja e shkollës së mesme! Universitet në Maqedoni nuk njohin diplomat e tyre! Thonë se kjo gjë u është premtuar edhe kur janë regjistruar.

 

“A mundet që medresantët që pa përfundimit të si të gjithë nxënësit tjerë të Maqedonisë të regjistrohen në të gjithë universitetet publike dhe private, sigurisht përgjigja është jo! Arsimi është i detyrueshëm në Republikën e Maqedonisë, jetojmë në një shtet ku ëndrrat po na vriten, ku optimizmi zë vendin e pesimizmit, sa disa vite që kur institucionet e këtij shteti demokratik kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, si nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, gjithashtu edhe nga Ministria e Arsimit edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha Ersa Iljazi, nxënëse.

Përveç se thonë se shteti është i shurdhër para kërkesës së tyre, nxënësit sot në takim nuk u pritën as nga Myftinia e Tetovës. Këtu nuk u pranua as kërkesa zyrtare e një prindi që deshi ta dorëzojë, me
Arsyetimin se as myftiu por as edhe sekretari nuk janë aty, ndonëse kjo protestë ishte paralajmëruar ditë më parë.

“Siç e shihni edhe vetë protesta është paraqitur nga dje dhe kanë qenë në dijeni edhe myftiu edhe zëvendësi i myftiut, e shihni edhe vetë se edhe arkiva është e mbyllur nuk ka askush dhe ne si prind e kemi obligim që tu rrimë në krah nxënësve tanë, t’i kenë të drejtat si gjithë nxënësit që i kanë shkollat e mesme, t’i kenë edhe nxënësit e medresesë “Isa Beu””, u shpreh Nusret Iljazi, prind.

Nxënësit e Medreses “Isa Beu” me përfundimin e shkollës së mesme nuk mund të regjistrohen në universitete. E për dallim prej vendin tonë, ato pohojnë se diplomat u pranohen nga të gjithë shtete e Ballkanit, por edhe në shtetet arabe ku zakonisht shkojnë për të ndjekur studimet e larta.

Related posts

Sot do të prezantohet efekti i aktiviteteve ekonomike në ZZHTI

N E

Manastirliu në bisedë me Filipçen ka ofruar ndihmë në përballjen me tragjedinë në Tetovë

D V

Vetëm në vitin 2021 nëpër lokale të natës janë zbuluar 88 valltare të huaja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More