Kosovë

Protestojnë qumështarët për largimin e produkteve me vaj palme, derdhin qumështin në rrugë

Zhurnal Ads

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë bllokuar rrugën te rrethi “Dragodan” në Prishtinë.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për t’u ndalur tek Qeveria e Kosovës.

Protestuesit kane derdhur qumështin e tyre, kjo pasi që nuk janë lejuar që te kalojnë për te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Protesta e sotme vie për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo, organizatori i kësaj proteste Ramadan Memaj, ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalë vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.

Sot, kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se janë pajtuar që Qeveria e Kosovës të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 për qind të çmimit që është në stok.

Ai ka kërkuar nga organizatorët paralajmëruar të heqin dorë nga protesta e paralajmëruar për sot, sepse do të ketë kontroll rigoroz të produkteve me vaj palme.

“Qeveria të merr përsipër që në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të merr përsipër të subvencionoj përfshirë prodhimin e qumështit në vlerën prej 25 për qind të çmimit të produkteve që është në stok. Në këtë drejtim do të subvencionojmë qumështin dhe produktet e qumështit, jo produktet që kanë substanca të tjera, si qumësht pluhur dhe me vaj palme. E kemi marr obligim që të ketë kontroll rigoroz të vajit të palmës dhe të qumështit pluhur që dihet që përpunuesit e qumështit janë duke i përpunuar dhe si po e përdorin në këto produkte”, tha Hoti.

Ndërsa, përfaqësuesit e fermerëve të qumështit që kanë paralajmëruar protestë me kërkesë për heqjen e produkteve me vajit të palmës nga tregu nuk ishin në takim.

Postime të ngjashme

Deputetja e PDK’së i quan poshtëruese skenat e arrestimeve të djeshme

admin

Gjilani shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

admin

​Ministria e Financave sqarohet rreth përzgjedhjes së bizneseve përfituese për subvencionimin e pagave

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...